web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmëron Marku nga Elbasani: 40 dosje do të rihapen

22 Shkurt 2018, 14:43, Politikë CNA

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në prokurorinë e Elbasanit, ndërsa ka zhvilluar një bisedë për 30 minuta me drejtuesin e prokurorisë Ardian Nezha.

Nga të dhënat të bëra të ditura mësohet se qëllimi i këtij takimi ka qenë përzgjedhja e prokurorëve që do të jenë pjesë e Task Forcës dhe hetimet proaktive.

Burimet për Report Tv bëjnë të ditur se prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha ka identifikuar mbi 40 dosje të cilat do të rihapen dhe që lidhen me pastrimin e parave, vrasje, krimet ndaj pronës dhe korrupsionit.

Kujtojmë këtu se kjo është vizita e dytë brenda shkurtit e Arta Markut në Prokurorinë e Elbasanit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga