web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja e PD-së/ Mungesë transparence, po abuzohet me skemën e ndihmës ekonomike

22 Shkurt 2018, 16:16, Politikë CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, është e ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, në televizionin Report TV, për heqjen e shumë shqiptarëve nga skema e ndihmës ekonomike.

Sipas Dumës, nga kjo qeveri janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë persona, pasi të trajtuarit me ndihmë ekonomike nga 120 mijë kanë shkuar në 80 mijë.

Deputetja e PD, tha se qeveria merr si shembuj dy tre emra, dhe penalizon mijëra të tjerë. Ajo u shpreh se ndihma ekonomike dhe kjo reformë ka nisur si projekt pilot në bashkëpunim me Bankën Botërore nga ku janë dhënë 33 milionë euro për këtë reformë.

Reforma kërkon zhdukjen e abuzivizmit dhe të shtohet ndihma për shqiptarët që kanë nevojë, por që sipas saj nuk po ndodh sepse ka mungesë transparence.

“Ka mungesë transparence, kemi një skemë që po hyn si reformë dhe po zhduk njerëz në nevojë nga ndihma ekonomike”, – tha Duma ndër të tjera. /CNA.al





Lajmet e fundit nga