web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi në ambasadën amerikane/ Deputeti i PD: Në rrezik i gjithë rajoni

22 Shkurt 2018, 15:17, Politikë CNA

Pas sulmit terrorist kundër ambasadës amerikane, në Malin e Zi, ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka ngritur alarmin se ky sulm është një rrezik për të gjithë rajonin.

?Akti terrorist kunder Ambasades se SHBA ne Mal te Zi eshte nje akt shume i rende kriminal dhe tejet i rrezikshem jo vetem ndaj perfaqesise se atij vendi, por edhe per neve e per Rajonin ne terresi.
Ai akt tregon se elemetet terroriste jane aktive ne vendet e Rajonit tone, te lidhura keto me mbeturinat e ISIS, apo te tjerë?.

Më tej Shehu shkruan se ky rrezik vjen për shkak të grupeve kriminale që operojnë dhe kanë zgjeruar më tepër strukturat e tyre.

?Gjendja behet me e rrezikeshme edhe per faktin e forcimit te grupeve kriminale, e nderlidhur kjo me kultivimin masiv te kanabisit, trafiqet te kokaines, heroines e armeve, qe tashme kane marre dimensione te medha e kane krijuar struktura te verteta ne hapesirat tona.
Po keshtu kthimi nga vendet e luftimeve te Lindjes te ish militanteve radikale te perfshire ne krimet e atyshme, shton me tej rreziqet?.

Në përfundim ai tha se vendi ynë është shumë i rrezikuar pasi grupet kriminale kanë marrë një zhvillim shumë të madh vitet e fundit.

?Pa dyshim ne kete kontekst vendi yne eshte tejet i rrezikuar, ashtu sic parashikohej qe kur keto aktivitete kriminale moren zhvillim galopant pak vite me pare.
Dekriminalizimi i institucioneve pergjegjese, pregatitja bashkekohore e tyre, bashkepunimi i ngushte me strukturat perkatese te vendeve partnere, vecanerisht brenda NATO-s, merr nje rendesi te vecante per te perballuar e shkaterruar kete agresion, jo vetem ky ndaj Partnerit tone strategjik gjeopolitik, por dhe ndaj demokracise, vlerave e te ardhmes tone ne përgjithësi?. /CNA.al





Lajmet e fundit nga