web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Korçë/ Makina "fluturon" nga ura

11 Shkurt 2018, 20:27, Kronika CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një 40-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin e makinës, ka përfunduar poshtë urës.

Sipas policisë, mësohet aksidenti ka ndodhur në fshatin Polenë, dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet R.B. 40 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia shprehet se 40-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /CNA.al





Lajmet e fundit nga