web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon sërish moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

7 Shkurt 2018, 08:26, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në të gjithë vendin duke gjeneruar shira fillimisht në Perëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin. Gjatë pasdites pritet fuqizim i vranësirave dhe shira me intensitet të dobët deri mesatar në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 1 ? 2°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë pritet në mesditë si pasojë e vranësirave të dendura dhe reshjeve. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 4 ballë./





Lajmet e fundit nga