Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kledi Kadiu, balerini shqiptar i cili ka arritur të ndërtojë karrierë në Itali, ka bërë një rrëfim rrëqethës për BBC.Kadiu ka treguar rrugën e tij drejt suksesit që kur ka qenë i mitur, dhe largimin me anijen “Vlora” drejt Italisë, ku kishte edhe 20 mijë vetë të tjerë, në vitin 1991 pas hapjes së kufijve.
Kledi ka rrëfyer edhe se jeta e tij dhe e të rinjve të tjerë ishte shumë e vështirë në hapat e parë, dhe atyre u duhej të vidhnin ushqime në supermarkete për të mbijetuar në vendin fqinj.
Ai ka thënë:
Pata fatin që të kisha shtëpinë pikërisht përpara shkollës së artit në Tiranë. Shikoja çdo ditë që nxënësit bënin balet aty. Doja të isha si ata. Kështu që një ditë pyeta babain nëse mund të shkoja në balet. Isha vetëm 6 vjeç. Ai më çoi në një qendër lokale ku praktikoheshin sporte të ndryshme. Mora mësime vallëzimi, teatri e muzike. Nën regjimin komunist ne inkurajoheshim të merreshim me aktivitete të tilla. Ishte e gjitha pa pagesë. Nuk na duhej të paguanim gjë. Qendra ishte e madhe, me dhoma të mëdha të ndriçuara dhe aty mora mësimet e mia të para. Aty mësova se baleti kërkonte shumë punë dhe dedikim. Kur isha 9 vjeç, u përfshiva në aktivitetet e Akademisë së Teatrit të Baletit, shkolla më prestigjioze në vend. Babai im është inxhinier, dhe mamaja ime farmaciste. Nuk kanë asnjë prejardhje artisti. Por më inkurajuan të vazhdoja karrierën në balet, sepse menduan se ishte më e mira për mua. Ndoshta do t?ju duket e vjetër, por duhet të kuptoni se nën regjimin komunist, me të tilla aktivitete, ishte e garnatuar që ju do të kishit një punë pas përfundimit të shkollës. Në shkëmbim të kësaj, ju duhet të punonit fort në ekstrem, të fitoje çdo gjë që ishte e mundur dhe të ngrije reputacionin e vendit në skenat ndërkombëtare.
Jeta në akademi ishte shumë e vështirë. Gjatë ditës duhet të shkonim në shkollë, të studionim për provimet dhe mbi të gjitha duhet të kërcenim me orë të tëra çdo ditë. Hoqa dorë nga fëmijëria ime për tu bërë një kërcimtar baleti. Dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Studiova aty për tetë vite me radhë. Kur dola për herë të parë në skenë isha i emocionuar. Por bashkova emocionin me pasionin dhe më pas u kërkova që t?iu bashkoja trupës së baletit.
Ishte vera e vitit 1991. Ky ishte viti shumë i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë. Kur po përgatitesha për hapin tjetër, situata politike në vend kishte ndryshuar. Regjimi ra, dhe Shqipëria u bë një shtet demokratik. Por nuk ishte aq e thjeshtë. Unë isha një kërcimtar ambicioz dhe doja që të provoja stile të ndryshme kërcimi. E dija se po të rrija në Shqipëri, do vazhdoja të performoja të njëjtat pjesë klasike gjithmonë e gjithmonë e gjithmonë. Nuk mund të provoja forma të tjera kërcimi sepse na ishte thënë se ishin të influencuara nga elementë kapitalist. Doja të isha i lirë të shprehja veten dhe kjo nuk ishte e mundur në vendin tim.
Shqipëria është shumë afër me Italinë kështu kishim mundësi të shihnim TV italiane dhe unë shihja një botë krejt të ndryshme. Ku çdokush dukej sikur kishte një jetë perfekte të lumtur. Ishin të gjithë të qeshur dhe hanin ushqim të mirë. Doja të kisha atë mënyrë jetese. Doja të haja çamçakëz dhe të pija koka kola. Por s?kishte asnjë mundësi të iknim nga vendi. Qeveria kishte dërguar ushtrinë që të patrullonte portet dhe kufijtë.
Në gusht 1991 isha me pushime në Durrës, duke marrë rreze në plazh me miqtë e mi. Në një moment dëgjuam të tjerët që njerëzit në port kishin marrë kontrollin e anijeve dhe porti ishte hapur. Nuk kisha ndonjë plan të ikja nga Shqipëria. S?kisha asnjë familjar me vete. Nuk kishim as celular që të njoftonim familjen. Mendoj se ishte fati që duhet të isha atje kur u hap porti. Thjesht ndoqa miqtë e mi dhe e gjetëm veten te ?Vlora?, një anije e madhe që sillte sheqer nga Kuba në Shqipëri. Për këtë u quajt ?Anija e ëmbël?. Kishte gati 20 mijë persona në bord dhe gati 40 mijë të tjerë i lamë pas. Nëse sheh fotot e asaj kohe duket e pamundur që aq shumë njerëz të hynin në atë anije. Kishte aq shumë njerëz sa ne as nuk arrinim të lëviznim. Ne po shkonim në Itali, dhe ishte një udhëtim drejt të panjohurës. Isha i frikësuar dhe gjithashtu i mërzitur që nuk pata mundësi të lajmëroja familjen. Por isha gjithashtu kurioz, dhe doja të shikoja nëse ajo jetë për të cilën kisha fantazuar aq shumë, ishte reale. Kurioziteti më mbajti gjatë gjith atij udhëtimi të gjatë. Anija ecte aq ngadalë sa na u deshën 20 orë të mbërrinim në Itali. Nuk kishim as ujë e as ushqim. Isha aq i etur sa shkova te pjesa e anijes ku ishin motorret me shpresën se do të gjeja ujë atje. Gjeta një shishe, e piva menjëherë. Por në fakt ishte ujë deti i kripur që përdorej nga punëtorët për paisjet aty poshtë. Kështu që gjendja u bë më keq akoma.
Kur mbërritëm në Bari, aty ku duhet të shkonim në fakt, patëm një situatë të pakëndshme. Autoritetet italiane kishin mësuar që një anije e madhe me emigrant ishte rrugës drejt italisë, ndaj kishin nxjerrë dy anije të mëdha luftarake për ta bllokuar. Ne kemi qëndruar aty me orë të tëra. Njerëzit ishin aq të frustruar dhe të lodhur sa filluan që të hidheshin nga anija në ujë. Mes tyre kishte edhe gra shtatzëna. Por në atë moment kanë ardhur gazetarët, dhe shumë media televizive filluan të filmonin se çfarë po ndodhte. Kur autoritetet e panë se çpo ndodhte, atëherë i hoqën anijet ushtarake dhe më në fund na lanë të zbrisnim në tokë.
U ndamë në disa grupe dhe na dërguan në qendra të përkohshme. Duke përfshirë edhe një stadium të madh që e kishin kthyer në një qendër për emigrantët. Kemi ndenjur aty nën diellin përvëlues me ditë të tëra, por unë isha aq i lumtur dhe i mbushur me shpresë dhe e mendova që do të na lëviznin për një akomodim më të mirë. Por nuk ishte ky rasti.
Që kur Shqipëria, të paktën në teori konsiderohej si një vend demokratik ne nuk kishim të drejtë të aplikonim për azil politik. Kështu që 10 ditë më vonë, u kthyem në Shqipëri. Mua më hipën në një traget drejt e në Durrës. Ishte një udhëtim shumë i trishtueshëm. Ëndrrat e mia morën fund, pashë vetëm fare pak Itali, madje nuk pata shansin për të shijuar coca-cola edhe pse gjeta një shishe bosh në rrugë dhe mbaj mend se e mbajta gjatë gjithë udhëtimit tim të kthimit. Kur isha në Itali nuk pata asnjë shans që të kontaktoja me familjen time kështu që kur shkova në shtëpi, mamaja dhe gjyshja shpërthyen nga gëzimi ndërsa më shihnin. Por babai ishte aq i nxehur sa nuk më foli për tre javë.
Pas kësaj aventure, iu riktheva jetës normale: kërcimit në teatër. Por nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Pak muaj më vonë kishte audicion për një kompani italiane. E fitova, dhe më në fund mund të largohesha në Itali në mënyrë ligjore. Prapë, kisha shumë pritshmëri por realiteti ishte gri. Ne nuk u trajtuam shumë mirë. Isha me shqiptarë të tjerë dhe ndanim një dhomë dhe nuk kishim para të mjaftushme për të paguar qiranë. Ndaj kthenim sytë nga supermarketet ku vidhnim gjëra të vogla, mish apo djath. Dhe të gjithë kishim punë të dorës së dytë nëpër guzhina apo në ndërtim. Dhe kur ishim në prova nuk kishim kohë as të pinim ndonjë kafe, dhe njerëzit filluan që ta vënë re këtë situatë. Një ditë, një nga producentët e shoë-t për të cilin po punonim na pyeti për sjelljen tonë të çuditshme. Mora kurajon t?i tregoja të vërtetën dhe ai u shokua. Dhe menjëherë na ofroi një kontratë me të mirë. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë bëri për ne.
Nga ajo kohë, karriera ime vazhdoi në shfaqje televizive, mora pjesë ne reality shoë shumë të famshëm në Itali. Madje luajta edhe ne disa filma. Por teatri ishte gjithmonë i pari në listë. Isha kisha dedikuar gjithë jetën time teatrit dhe më në fund mu dha rasti që të performoja në shoë-n që kisha dashur gjithmonë të isha. Tani kam shkollën time të danc-it dhe përpiqem t?u shpjegoj studentëve të mi vlerat e danc-it që janë të vlefshme në jetë: sakrificën, përkushtimin që kanë qenë gjithmonë pjesë të jetës dhe karrierës sime se ç?kam kaluar.
Kur kthehem dhe shoh pas them se isha fatlum që nuk e kisha aq të thjeshtë sepse historia ime e jetës më bëri atë që jam sot?.Burimi:BallkanWeb
Njësia operacionale Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi disa ...
Policia italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie ...
I ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” ishte gazet...
Është bërë nënë në moshë të re, por e gjithë bota po flet pë...
U fol shumë në portale lidhur me martesën e Adelina Tahirit ...
Këto janë disa prej titujve kryesor të shtypit të shkruar pë...
Prej kohësh, në media është përfolur se Françeska Jaçe është...
Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zgjedhë s...
DASHI 21 mars – 20 prillVenusi dhe Marsi përforcojnë emocion...
Një javë pas përleshjes me shkopa bejsbolli mes përfaqësuesv...
Emily Ratajkowski po e kap famën shumë fort dhe nuk po e lës...
Oscar 2018 do mbahet me 4 mars në Beverly Hilton, në Los Ang...
Belen Rodriguez vazhdon të çmend fansat dhe pse është mamaja...
Ajo ishte një nga aktoret më të paguara të 2017-ës. Dhe nuk ...
Linja e saj e kozmetikës ka bërë miliona duke u shitur ane e...
Të gjithë e dinë se kur ia del në jetë duhet të kesh më shum...
Shumë njerëz besojnë se njerëzit e bukur bëjnë fëmijë jo aq ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në studion e emi...
Në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” në TV Klan, ...
Kim Kardashian i ka shkruar një letër shumë të bukur motrës ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...