web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryepeshkopi Janullatos i bashkohet fushatës së gjelbërimit

7 Shkurt 2018, 08:27, Aktualitet CNA

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos i është bashkuar fushatës së gjelbërimit, të iniciuar nga ministri Blendi Klosi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri Klosi, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, falenderon kryepeshkopin Janullatos që i bashkohet Ditëve të Pemëve, më 23 dhe 24 shkurt!

?Faleminderit fortlumturia Juaj, Imzot Anastas që i bashkoheni Ditëve të Pemëve, më 23 dhe 24 shkurt!

Me bekimin Tuaj dhe kontributin e çdo besimtari, kjo fushatë gjelbërimi do të jetë më e madhja, që ka parë vendi në 3 dekadat e fundit!

Me 20 milionë e 200 mijë pemë, Shqipëria do të jetë vendi më i gjelbëruar në rajon në vitin 2020!?-shkruan Klosi në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga