web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Para se t’i dërgoni foto mendohuni mirë: Seksi virtual mund t’ju shkatërrojë lidhjen

2 Shkurt 2018, 15:40, Aktualitet CNA

Ok, e dimë që falë teknologjisë, ?sexting? ngjan si shpëtimi i vetëm për çiftet që mbajnë lidhje në distancë. Dimë gjithashtu se një jetë seksuale virtuale është një shenjë që tregon se lidhja juaj po ecën në rrugën e duhur, por studimet e fundit zbulojnë se në fakt mund të jetë duke ndodhur e kundërta.

Ndonëse çiftet të cilët bëjnë seks përmes mesazheve apo Facetime-it kanë kënaqësi seksuale më shumë se të tjerët, do të vijë një moment kur lidhja juaj mund të pësojë një ngërç.

Sipas studimeve të fundit, kjo metodë mund t?ju bëjë të pasigurtë në raport me njëri-tjetrin dhe mund të shkatërrojë padashur komunikimin e vërtetë që keni patur.

Kjo ndodh sepse njëri prej jush do të jetë më tepër i dhënë pas pjesës seksuale duke lënë pas dore sfera të tjera të lidhjes suaj. Nga ana tjetër qëndrimi për shumë gjatë në telefon dhe varësia që do të krijoni nga imazhet apo e mesazhet e dërguara do të zbehin bisedat që janë vërtetë thelbësore. Me shumë gjasa do të nisin konfliktet dhe ankesat sepse krijohet ideja që partneri kujtohet për ju vetëm kur vjen puna tek seksi.

Kështu sa torturoheni ta bëni këtë, prisni një biletë dhe direkt e në shtrat. Gjërat zgjidhen përballë!/CNA





Lajmet e fundit nga