web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimi i dy-ish drejtorëve/ Artan Hoxha: Nuk më duken se janë peshq dhe aq të vegjël

2 Shkurt 2018, 14:39, Aktualitet CNA

Pas arrestimit të dy ish-drejtoreve të Rrugëve, Shpëtim Xhika i LSI, dhe Andi Toma, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), ka reaguar dhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se ?Policia ka arrestuar dy personazhe te rendesishem, dy ish-drejtore rrugesh Andi Toma i PD-se dhe Dashamir Xhika i LSI-se. Te arrestuarit akuzohen se i kane shkaktuar shtetit nje dem prej 50 milione $ per shkak te moszbatimit te kontratave ne ndertimin e rruges Elbasan-Tirane qe vazhdon te mos kete perfunduar….
Dhe keta nuk me duken se jane peshq dhe aq te vegjel….?

Postimi i plotë:

Per te gjithe ata qe nuk i ka zene ende gjumi…
Policia deri tani ne mesnate ka arrestuar 6 ish-drejtore rrugesh, dhe funksionare te larte te Ministrise se Transporteve, ndersa aksioni vazhdon per te arrestuar dhe 5 te tjere….

E mbani mend ate prokuroren e Elbasanit(Amanda Xhaferri) qe denonconte ne fillim te dhjetorit te kaluar se i kishin rrembyer tre dosje te rendesishme hetimore eproret e saj te komanduar nga Llalla?!!!
Me duket se ia paskan kthyer!!!!
Para dy javesh dergoi ne gjykate per mashtrim dhe evazion fiskal dy shefat e Kurum, ndersa sot paska bere nje “zarar” tjeter.
Ka leshuar 11 urdherarresti per skandalin e rruges Tirane-Elbasan. Deri ne mesnate policia ka ekzektuar 6 prej tyre, duke arrestuar dy personazhe te rendesishem, dy ish-drejtore rrugesh Andi Toma i PD-se dhe Dashamir Xhika i LSI-se. Te arrestuarit akuzohen se i kane shkaktuar shtetit nje dem prej 50 milione $ per shkak te moszbatimit te kontratave ne ndertimin e rruges Elbasan-Tirane qe vazhdon te mos kete perfunduar….
Dhe keta nuk me duken se jane peshq dhe aq te vegjel…./ CNA.al





Lajmet e fundit nga