web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD denoncon marrëveshjen Xhafaj-Marku/ Prokuroria u vu në shërbim të Tahirit

2 Shkurt 2018, 13:59, Aktualitet CNA

Pas marrëveshjes së nënshkruar ditën e sotme nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku ka reaguar Partia Demokratike.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, deputeti Bylykbashi dhe deputeti Bardhi u shprehen se kjo marrëveshje ka si qëllim mbrojtjen e Saimir Tahirit dhe që hetimi penal të bëhet sic I leverdis Edi Ramës.

Deputeti Bylykbashi tha se kjo marrëveshje e vë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë në tërësi, në shërbim total të Saimir Tahirit.

?Marrëveshja mes Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm vendos prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit, prishjes së hetimit të tij. Marrëveshja zëvendëson Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale, ligjin e Prokurorisë dhe bazohet në një VKM të pabotuar në Fletore Zyrtare, pra e pavlefshme, si në urdhër të kryeministrit. Vendos totalisht prokurorinë nën urdhrin e Edi Ramës. Nga një situate antikushetuese ku kemi një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, sot kemi një prokuror privat të përhershëm të Edi Ramës?.- tha deputeti Bylykbashi.

Ndërsa Gazmend Bardhi tha se: ?Marrëveshja ka ndryshuar Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin e Prokurorisë. Marrëveshja zhbën rregullat e pavarësisë së prokurorëve. Do të jetë Prokurori i Përgjithshëm dhe ministrisë i Brendshëm ata që do të caktojnë prokurorët. Marrëveshja i bën hetimet e pavlefshme dhe pasoja e parë që të gjitha hetimet që do të kryen ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit do të jenë të pavlefshme dhe do të goditen në gjykatë si të tilla?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga