Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kjo javë filloi me një seri shkrimesh në mediat e disa vendeve të BE-së për fatin e hidhur të azilkërkuesve shqiptarë. Këta shqiptarë të mjerë edhe pas 5 vitesh Rilindje të Kryeministrit Rama, përsëri nuk janë të bindur se Shqipëria do të bëhet, se do të rilindë më në fund!
Francë
Media franceze Sudouest.fr trajton fatin e azilkërkuesit Lin Prengaj 22 vjec, i cili ka kërkuar azil në Francë që në vitin 2014. Lini është zdrukthtar, plotësisht i integruar në shoqërinë franceze. Ai punon me siguracion dhe nuk ka kryer jo vetëm asnjë krim, por nuk ka marrë as edhe një gjobë të vetme nga policia e Prefekturës së Dordogne. Lini, gjithsesi do të dëbohet nga territori francez, sepse nuk i është pranuar kërkesa për azil. Faji i vetëm i Prengajt është se qeveria shqiptare zyrtarisht ia ka pohuar ministrit të brendshmë francez Collomb se Shqipëria është vend i sigurtë dhe shqiptarët nuk kanë asnjë arësye të kërkojnë azil në vendet e BE-së.
Media franceze France 3 trajton po në datën 22 janar fatin e nja 50 azilkërkuesve shqiptarë nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, në qytetin Phalsbourg të Departamentit të Metz-it. Brenda dy muajsh kërkesa e tyre për azil do të shqyrtohet nga autoritetet franceze. Nëse nuk pranohet ata do të dëbohen sa më shpejt, që të jetë e mundur për në vendet e tyre të origjinës.
Media franceze Actu.fr përshkruan fatin e trishtë të familjes shqiptare Lela, dy prindër me dy fëmijë si drita, që kanë kërkuar azil dhe u është refuzuar azili, sepse zyrtarisht autoritet shqiptare kanë garantuar autoritet franceze se Shqipëria është vend i sigurtë! Bashkëshortët Lela kanë punuar, kudo që kanë mundur pa u bërë barrë për taksapaguesit francezë. Fëmijët vazhdojnë shkollën dhe e gjithë familja është plotësisht e integruar. Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Francë ata nuk kanë kryer asnjë krim, asnjë shkelje ligji, por për ta ka dalë urdhëri i dëbimit nga Franca për në Shqipëri. Atë që nuk e bën shteti shqiptar për familjen Lela po e bën kryebashkiaku i Sherburgut (Cherbourg-en Contentin). Ai i ka ofruar familjes mbrojtjen nga autoritetet e pushtetit lokal (një e drejtë kjo e pushtetit lokal në Francë në kuadrin e decentralizimit), për të shmangur deportimin në Shqipëri. Deputetja franceze e Zonës Elektorale 4 të Krahinës së Mance-s, Sonia Krimi po ashtu e ka ngritur deri në komisionin e sigurisë së parlamentit cështjen e dëbimit të familjes Lela. Nga ky artikull i medias franceze mësojmë se për këtë familje atë që nuk e bën qeveria e Rilindjes po e bën një kryebashkiak francez!!!! Atë që nuk e bëjnë 140 deputetë shqiptarë, po përpiqet ta bëjë një deputete franceze!!!!
Belgjikë
Gazeta belge Niewsblad në gjuhën flamande trajton fatin e keq të një familje shqiptare, azilkërkuese në Belgjikë në qytetinLier në Provincën e Anversës. Familja e Ethemi përbëhet nga Elvis Ethemi 33 vjec, Gurie Ethemi 24 vjec dhe dy fëmijët e tyre Alesia 7 vjece dhe Enisi 4 vjec. Familja ka kërkuar azil në Belgjikë, sepse pretendon, që në Shqipëri u rrezikohet jeta nga gjakmarrja. Familja është e integruar plotësisht në komunitet, madje fqinjët belgë kanë ndihmuar ciftin Ethemi, që t?I fusë fëmijët në shkollën dhe kopshtin e bashkisë. Elvisi dhe Gurija punojnë në cfarëdo pune që arrijnë të gjejnë dhe nuk jetojnë në kurriz të taksapaguesve belgë. Fatkeqësisht për ta është marrë urdhëri i dëbimit, spese shteti shqiptar ka garantuar me shkrim autoritet belge se Shqipëri është një vend i sigurtë dhe nuk ka nevojë, që shqiptarët të kërkojnë azil në BE.
Gjermani
Media gjermane Azonline.de tregon historinë e 20 vjecarit shqiptar Borand Hasanaj në qytezën gjermane të Osterwick-it. Borandi nëpërmjet zyrës lokale të punës ndjek një kurs trajnimi për guzhinjer, në të njejtën kohë ai paguhet për kursin, që kryen. Ëndërra e Borandit është shumë e thjeshtë: Master chef! Borandi nuk ka kryer asnjë krim në Gjermani. Ai punon e trajnohet njëkohësisht për të mësuar zanatin e guzhinjerit, me dokumente të rregullta nga zyra e punës. Borandi, gjithsesi rrezikon të dëbohet, sepse si azilkërkues ai vjen nga Shqipëria nëj vend i deklaruar si i sigurtë nga vetë qeveria shqiptare. Ligjërisht Borandi, që nuk ka shkelur kurrë ligjin në Gjermani, që punon e mëson duhet të përballem me dëbimin dhe shkatërrimin e ëndërrës së tij rinore të bërjes Master Chef!
Media gjermane Szh.de informon lexuesin se qeveria gjermane po investon për të modernizuar dhe rritur masat e sigurisë në ish Aeroportin e Hamburgut të shndërruar në qendër për azilkërkuesit, të cilëve u është refuazuar kërkesa për azildhe janë në pritje të dëbimit drejt vendeve të tyre të origjinës. Në këtë qendër shumica e azilkëkruesve janë shqiptarë nga Shqipëria,Kosova,Maqedonia dhe Mali i Zi të tjerët janë afganë, pakistanezë, Ganianë, Mozambikas, Sirianë etj. Në nëntor 2017, një azilkërkues shqiptar 22 vjecar, që ishte në pritje të dëbimit në këtë qendër u arratis duke kapërcyer gardhet me tel me gjemba 2.5 metra të larta vetëm me një shkallë litari. Lexuesi mjafton të shohë foton dhe kupton se sa vuajnë azilkërkuesit shqiptarë në një qendër të tillë./GJERGJ THANASI
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana sapo ka mbyllur një ud...
Kryeministri Rama ka zhvilluar sot një takim me peshkatarët ...
Sigurisht Nicolas Cage është një nga aktorët më të famshëm t...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka paralajmëruar se d...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Një biznesmen i njohur australian i martuar me një prej mode...
Mbi 90 milionë euro do të investohen në aeroportin e ri të V...
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi presin të bëhen prindër për he...
Dr. Niketa Koliçi, mjeke neonatologe në Spitalin Amerikan, j...
Vrasja e 21 vjeçares Ariela Murati i tronditi të gjithë këto...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hedh shortin në organin q...
“Daily Mail” shkruan sot se një kamion është grabitur në Zed...
Shkatërrohet një bandë trafiku droge në Athinë. Mësohet se n...
Qeveria e Shqipërisë do të investojë 200 milionë euro për nd...
Alketa Vejsiu është një nga emrat e hershëm të televizionit ...
Mediat kosovare shkruajnë se vrasja e Oliver Ivanoviçit mund...
Alban Ramosaj ka vendosur t’i “çmendë” fansat e tij me fotot...
Që prej kohës kur bëri gjoksin operacion, Roza Lati është ko...
Reforma Zgjedhore duket të jetë një nga veprimet e harruara ...
43-vjeçari Gazmend Biraci ka rënë në prangat e policisë pasi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...