web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prej vitesh në televizion dhe pronare biznesi, Alketa tregon “bishën” që shkon në punë

23 Janar 2018, 11:25, Aktualitet CNA

Alketa Vejsiu është një nga emrat e hershëm të televizionit e cila sot ia ka dalë të drejtojë disa programe dhe spektakle për vite me radhë.

Ndërsa përpos punës në televizion, ajo pak vite më parë iu fut edhe botës së biznesit.

Javën që lamë pas, ajo së bashku me familjen e saj ka preferuar që të bëjnë disa ditë pushime në Miami, duke publikuar kështu disa foto në rrjete sociale.

Por mesa duket pushimeve u ka ardhur fundi dhe ajo i është rikthyer përditshmërisë. Përmes një fotoje të bërë publike në Instagram, ajo u tregoi fansave të saj edhe ?bishën? me të cilën zgjidhte të shkonte në punë, pikërisht një biçikletë.Përkrah postimit, ajo shkruan:

‘Ne pune me biçiklete! Sepse jetoj afer punes dhe sepse punen e kam per fat afer parkut te Liqenit ku sapo ka perfunduar korsia e vrapit dhe biçikletave gje qe ma ben dhe me te dashur Tiranen time te bukur!/CityNews





Lajmet e fundit nga