web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës/ Tre në pranga, mes tyre një grua shqiptare

23 Janar 2018, 11:27, Aktualitet CNA

Shkatërrohet një bandë trafiku droge në Athinë. Mësohet se në pranga kanë rënë dy burra, 74 dhe 58 vjeç, pa theksuar origjinën dhe një grua shqiptare 35 vjeçe, ndërsa janë në kërkim edhe disa anëtarë të tjerë.

BalkanWeb shkruan se nga kontrolli në një shtëpi në zonën Menidhi dhe Ano Liosia u sekuestruan 16 kg e 911 gr kanabis i papërpunuar, 43 disqe narkotike, heroinë në sasi të vogël, 1 çifte, 9 fishekë dhe 7 celularë.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.





Lajmet e fundit nga