web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vodhi dhe falsifikoi votat në PD/ Si kërkon Lulzim Basha të bëhet kryeministër?

20 Janar 2018, 14:39, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi më me pak reputacion në Partinë Demokratike, po kërkon karrigen e Kryeministrit.

Dy ditë më parë në Elbasan, Basha  ka deklaruar se kërkon  të jetë një kryeministër i dalë nga votat e popullit.

?Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protesta. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona?, ka thënë Basha

De fakto dhe de jure, dihet se Kryeministri zgjidhet me vota, por dihet dhe është e faktuar se Basha nuk arriti të marrë vota të ligjshme  brenda partisë së tij dhe jo më në përballje me forca të tjera politike.

Si mund të kërkojë të bëhet kryeministër me vota të qytetarëve, kur vodhi dhe manipuloi votat brenda PD ?së, për tu bërë kryetar i saj?

Pasi vodhi votat në partinë e tij, me një proces, jo vetëm të kontestuar, por të mbushur me skandale, manipulime dhe falsifikime , Basha doli dhe gënjeu, duke thënë se e votuan 60 mijë demokratë.

Në  fakt e vërteta është krejt ndryshe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë votuar as 20 mijë anëtarë.

Tek rezultatet e  falsifikimit, të cilat kanë qenë të pranishme në çdo degë të PD, gjatë zgjedhjeve për kryetar, Basha ka llogaritur dhe ata që nuk e kanë votuar.

Ndërkohë që ëndërron për t?u bërë kryeministër, ka lënë mënjanë çështjen e reformës zgjedhore dhe votën e lirë.

Vota e lirë, natyrisht që Bashës nuk i bën punë, se po të ishte ndryshe, sot nuk do të ishte në krye të PD ?së, dhe duke e shkatërruar  këtë forcë politike.

Ekzsitojnë fakte që vërtetojnë se si Lulzim Basha, që kërkon të bëhet kryeministër ,ka vjedhur dhe manipuluar votat brenda PD, gjatë zgjedhjeve që janë mbajtur për kryetar të selisë blu.

CNA (CityNews Albania)  ka denoncuar ekskluzivisht me video, me 26.07. 2017 falsifikimin që i është bërë procesit të votimit në Vlorë  si dhe shtimin e votave fiktive në kutinë e votimit.

Në  Vlorë ka pasur persona që kanë votuar disa herë, ndërsa të pranishmit kanë deklaruar e komisionerët justifikoheshin duke thënë se, ?Ç?të keqe ka, votoi në emër të vëllait?.

PROCESI-VIDEO/ Ja si u falsifikuan votat në Vlorë, monitorimi prej 11 orësh

Ashtu si në Vlorë edhe në  Korçë, janë bërë manipulime, madje dy herë më shumë se në Vlorë.

CNA (CityNews.al)  ka kapur Lulzim Bashën dhe  të komanduarit prej tij tij, duke manipuluar rezultatin e zgjedhjeve në PD.

CNA ka sjellë fakte me anë të  videove ekskluzive, të cilat tregojnë se në Korçë për shumë orë, gjatë ditës së zgjedhjeve për kryetar të PD ?së nuk ka votuar askush.

Video-Ekskluzive/Skandali-Si u manipuluan votat në Korçë për Lulzim Bashën

Lulzim Basha kërkon t?i injorojë të gjitha këto fakte që nxjerrin zbuluar mashtrimet, manipulime, vjedhjen e votave brenda PD ?së, duke folur në mjegull për ëndërra kryeministri./CNA.al





Lajmet e fundit nga