web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Ja si është të jesh vajza e biznesmenit më të pasur në botë

20 Janar 2018, 11:59, Aktualitet CNA

Me siguri që të gjithë e njihni Bill Gates, biznesmenin e fuqishëm amerikan i cili themeloi korporatën e Microsoft dhe u rendit si pasaniku më i pasur i 2017, nga revista Forbes.

Por si është të jesh vajza e njeriut më të pasur në botë?

Jennifer Gates është vajza e madhe e miliarderit dhe ashtu siç mund ta mendoni ajo bën një jetë superluksoze.

21-vjeçarja vazhdon arsimin e lartë në Universitetin Stanford për biologji, ndërsa aty ka njohur edhe dashurinë e jetës së saj, një djalë nga Kuvajti i quajtur Nayel Nassar.

Çifti kanë vizituar së fundmi vendlindjen e 26-vjeçarit dhe shfaqen shumë të lumtur në një fushë me në sfond qytetin.

E gjithë familja e Gates bëjnë pushime luksoze, por është vajza e madhe e kësaj familje, Jennifer, ajo e cila ndan eksperiencat e mrekullueshme me botën në Instagram.

Jennifer i ka ngjarë shumë së ëmës, ka flokë të gjatë bionde, dhe quka në fytyrë.

Bashkë me të dashurin ata ndajnë edhe të njëjtin pasion për kafshët, dhe në një prej postimeve të pasanikes ajo shfaqet duke puthur kalin që mban Nassar.

Ajo mori pjesë së fundmi në një garë për kuajt në Francë dhe doli me një renditje të mirë.

Vajza e miliarderit shfaqet gjithmonë në vende luksoze, teksa bën gara me kuaj, në jahte të shtrenjta, apo duke u hedhur me parashutë nga avioni. /CityNews





Lajmet e fundit nga