web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëzhgim-Edi Rama babagjyshi me thesin bosh/ Mjekësia falas u katandis në fisha falas

20 Janar 2018, 11:41, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama dje një nga punët e përditshme të Qeverisë e quajti një lajm të madh dhënien e fishave falas për fëmijët me diabet.  Në  fakt është një detyrë që duhet ta kishte bërë me kohë, por si gjithmonë edhe pse me vonesë humbja po kthehet në fitore.

Dje, nga shtëpia e një fëmije, Rama deklaroi se fishat që matin gliceminë do të jenë falas për fëmijët diabetikë.

Çmimi i fishave në fakt është qesharak dhe ndihmon rreth 1500 fëmijë, të cilët vuajnë nga diabeti.

Për të kuptuar sa është kostoja dhe pagesa e qeverisë dhe pse gjitthçka që tha dje Rama është një shoë dhe skandal i vërtetë po sjellim më poshtë një vëzhgim të thjeshtë bërë nga stafi i CNA (Citynews Albania)

Një fishë kushton 25 lekë të reja në rast se e blen online. Ne  më poshte kemi sjellë një model nga më të shtrenjtë

t në botë që mund të blihet lehtësisht në Amazonë. Sipas ofertës 100 copë fisha kushtojnë22.49 dollarë dhe pa asnjë tarifë transporti. Në qoftë se bëjmë një llogari të thjeshtë 100 fisha për fëmijët diabetikë janë 3 deri në 6 muaj, për disa ndoshta edhe gjithë vitin. Një pako me 100 fisha vlen 22,49 herë 109 lekë që është kursi ditor i bankës, pra në total pakoja për të paktën 6 muaj, vlen 2450 lekë.

Ajo që dje na u shit si një zgjidhje e madhe në total vlen për 1500 fëmijë jo më shumë aë rreth 3.7 milionë lekë të reja për 6 muaj. Një kosto vjetore jo më shumë 60-70 mijë dollar. Kjo për të gjithë prej numrit 1500 fëmijësh (fëmijë dhe fëmijë të rritur) që është totali i fëmijëve diabetikë në Shqipëri.

Së pari kryeministri duhet të japë llogari pse nuk e bëri këtë akt pesë vite më parë, në kohën kur dha koncensione gati një milardë euro në shëndetësi.

Edi Rama dhe qeveria e tij premtuan dje fishat për matjen e glicemisë falas, por jo për të gjithë të sëmurët me diabet. Dhënia e fishave për fëmijët ëhstë një akt, por është një pikë ujë në oqeanin e problemeve, ndaj asaj që duhët të bëjë qeveria për diabetikët.

Numri i fëmijëve me diabet në krahasim me totalin e tyre në shqoëri është shumë i vogël, kostoja e fëmijëve shkon maksimumi 70 mijë USD në vit.

Rama do ta quaja reformë apo shërbesë dhe zgjidhje për qytetarët me probleme diabetike, së pari duhet të përfshinte të gjithë të sëmurët dhe jo vetëm fëmijës. Edhe kështu kjo nuk do ishtë ndonjë reformë apo ndihmë e madhe sociale në krahasim me qindra milionë euro konccesione në shëndetësi.

Duke hequr disa para nga koncensionet e dhëna të klientelës dhe biznesmenëve afër qeverisë, do ti kishte dhënë një ndihmë të madhe disa dhjetra mijëra familjeve.

Dje Rama më 20 apo 30 dollarë ndihmë në 6 muaj për një fëmijë apo disa mijëra dollarë në total për të gjithë fëmijët i shiti sikur të ishin tre apo katërqind milion euro koncensione shëndetësi. Makineria e propagandës funksionoi edhe njëherë.

Por përballë propagandës së mediave pranë kryeministrit dhe ndihmës 5 USD në muaj për një fëmijë qëndrojnë koncesione si Check up, që po thith qindra milionë euro nga buxheti i shtetit, çdo ditë dhe çdo muaj nga xhepat e shqiptarëve dhe vetë fëmijëve me diabet..

Fishat për fëmijët me diabet në total vlejnë sa një orë pune në ditë e check up dhe në rast se koncensioni i ?analizave falas? merr një thes me para çdo ditë  totali i fishave për fëmijët. Ato kushtojnë ndoshta më pak se sa na kushton mbledhja e Qeverisë në Lezhë, Korçë apo diku tjetër, vlejnë sa një drekë e saj.

Kemi një check up qindra milionë euro, ku burrat dalin shtatzanë dhe gratë me prostat, kemi dhe disa fisha që qeveria do ti japë falas për fëmijët diabetikë dhe kushtojnë 5 dollarë në muaj për çdo një nga 1500 fëmijë.

Pesë vite më parë Edi Rama, premtoi shëndetësi falas, në fakt kemi koncensionet qindra milionë euro në shëndetësi dhe disa fisha falas për fëmijët diabetike që vlejnë 5 usd në muaj.

Shëndetësia falas për shqiptarët përtej koncesioneve korruptive katandisi në disa fisha falas, që në fakt janë thesi bosh i Edi Babagjyshit ./CNA.al





Lajmet e fundit nga