Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
*“Hyni nga porta e ngushtë; se porta e gjerë dhe e hapur ju çon në shkatërim”.
Kështu ka thënë Jezusi si porosi mbi 2000 vjet përpara.
Këta të korruptuarit e Shqipërisë që hynë nga porta e gjerë dhe e hapur… kërkonin të gjenin lumturinë me paratë e popullit, dhe gjetën shkatërrimin. Kjo ka ndodhur, dhe tani kanë hyrë në rrugën që vetë hapën pasi poshtëruan shqiptarët.
E pra, pse shqiptarët iu thanë që të shqyenin portat; domethënë drejtësinë shqiptare?
Nuk mund të vijojnë dot, sepse nuk i pranon në partnership politika amerikane.
Nuk i pranon në partnership as politika gjermane, që flet në emër të Bashkimit Europian.
Atëherë, përse duhet t’i pranojnë shqiptarët?
E pra ekuacioni është shumë i thjeshtë: Askush nuk po i rrëzon me dhunën e një revolucioni; dhe për komedinë e tyre, ata vetë, me frikë, sistemuan ligjet që do t’iu konfiskonin pasurinë abuzive dhe do t’i penalizojnë.
Gjithçka do shkojë në një proces gjyqësor. Atëherë pse tremben këta kryeministra e ministra?
Në fakt kjë eshtë një Tallje e madhe e mjeranëve që e menduan jetën politike në pushtet si vjedhje dhe gënjeshtër.
Si ka mundësi që ekspertiza perëndimore dhe gjykatat e pavarura, që janë subjekte vetëm të ligjit, të dënojnë apo të shpronësojnë të pasurit e ndershëm në një vend kapitalist?
Këta qesharakë tani janë brenda kësaj tirade:
Nëse kanë pallate; të gjithë e dinë që i kanë ndërtuar me para të vjedhura.
Nëse kanë mijra hektarë tokë; kush është ai që nuk e kupton që i kanë të grabitura me forcën ose më hilenë e shtetit që kanë drejtuar?
Nëse kanë miliona nëpër banka të huaja; do tua konfiskojnë se nuk ka mundësi praktike që kjo pasuri të jetë e vënë nga fitimet e kapitalit të tyre; kur dihet se të gjithë këta ishin njerëz që nuk kishin asgjë që mund të quhej e shtrenjtë, kur hipën në postin e lartë.
Ku qëndron arbitrarizmi këtu?
Pyetja bëhet që, një reformë si kjo, e dobëson apo i jep shëndet shoqërisë shqiptare?
Sigurisht që i jep shëndet. Në fakt kjo reformë drastike do t’ju kthejë shqiptarëve shëndetin që iu kanë marrë me përdhunë.
Por këta kryeministra e ministra të korruptuar; deputetë dhe drejtorë të mëdhenj gjithashtu , janë kaq në hall sa iu shkon mendja që me një turmë njerëzish të blerë apo të gënjyer të shkatërrojnë Shqipërinë e vetë t’ia mbathin për në vendet e terrorit dhe të dinastive kriminale.
Po si nuk menduat një minutë për fatin tuaj por vetëm për paratë dhe gjënë e vjedhur nga shqiptarët, o mjeranë!
Të gjithë bashkë kanë rënë në iluzionizëm, se i gënjen mendja që me Rusinë apo Beogradin do destabilizojnë Shqipërinë që të mbyllet procesi shqiptar në Ballkan; edhe për Kosovën edhe për të gjithë shqiptarët që po kërkojnë të drejtat në tokat e pushtuara. Dhe këta të bëjnë festa makabre me paratë e grabitura nga shqiptarët.
Më të liq se këta që janë sot në abuzim, nuk janë parë në Shqipëri. Në fakt këta janë rrjedhojë direkte e ligësisë Hoxha; por deri në lartësi që kurrë nuk u arritën nga aradha historike e korrupsionit njëqind vjeçar shqiptar.
Por janë të humbur.
Shqiptarët sot janë në aleancë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila në këtë kohë që korrupsioni shqiptar kërkon destabilizimin e Shqipërisë; e ka mbyllur kapitullin e krimit në Shqipëri.
Pse, vërtet mendojnë se do të mundin Amerikën në Shqipëri këtë lapaculë, në kohën kur ajo është në forcën maksimale të saj në këtë qytetërim; të cilit dihet se ajo vetë i jep frymën moderne të lirisë?/ CNA.al
Është e zakonshme që këto pilula higjienike që ofrohen nga h...
Këngëtarja Fjolla Morina është shumë aktive dhe e ndjekur në...
Aktori i humorit dhe drejtuesi i emisionit Stop, Gentian Zen...
E shkreta mësuese, gruaja nga Lezha a Mirëdita! Mirë që e ka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjë...
Një nuse e sapomartuar i është ankuar vjehrrës dhe ka kërkua...
3Eni Koci njihet tashmë për linjat e saj seksi dhe për fotot...
Rachel, motra e aktores dhe e modeles së famshme amerikane, ...
Kohët e fundit janë shtuar së shumti rastet kur gratë e aktr...
Pamjet e filmuara në një diskotekë në Argjentinë i kanë habi...
Me siguri që të gjithë e njihni Bill Gates, biznesmenin e fu...
Kryeministri Edi Rama dje një nga punët e përditshme të Qeve...
Reperi Noizy duket se nuk di të ndalet kur vjen puna tek ble...
Pas më shumë se një viti përpjekjesh për fertilizim artifici...
Në manastirin e Banjskës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me struktur...
Këngëtarja shqiptare Anjeza Branka së fundmi po shijon disa ...
Disa protestues nga Tirana dhe qytete të tjera ku binte në s...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Mannjani ka ironizuar vepri...
Berlusconi ka treguar në një emision në televizionin “Rete4”...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...