web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Oliver Ivanoviç/ Ish-kreu i SHISH tregon dy pistat e hetimit

16 Janar 2018, 20:53, Aktualitet CNA

I ftuar në Report Tv, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi teksa ka komentuar dhe analizuar situatën pas vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë ka deklaruar se atentati është bërë për të tensionuar situatën në Ballkan.

Klosi shprehet se janë dy pista të vrasjes së Oliver Ivanoviçit, së pari mund të jetë faktori i brendshëm serb ose edhe faktorë ndërkombëtarë.

?Ata që e kanë bërë e kanë bërë me qëllim për të sjellë pasoja. Është ngjarje e rëndë dhe delegacioni serb u tërhoq nga bisedimet, ky ishte edhe qëllimi i parë. Motivi është për të acaruar situatën. Mund të jetë faktori i brendshëm serb, atje ka elementë dhe forca që do të donin ta prishnin këtë situatë, por edhe faktorë ndërkombëtarë që nuk duan stabilitetin e Ballkanit. Ndërkombëtarët po thonë se ka një rrezik rus në Ballkan? tha Klosi. /CNA.al





Lajmet e fundit nga