web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ishte dënuar 10 vite për mashtrim/ Arrestohet 51-vjeçari

16 Janar 2018, 19:16, Aktualitet CNA

Policia kufitare e Borshit ka vënë në pranga një shtetas, të dënuar me 10 vite burg, nën akuzën se ka mashtruar.

Policia bën më dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale A.M, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë në fshatin Lukovë, Himarë.

Shtetasi i arrestuar ka rezultuar shtetas i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale ”Mashtrimi”.

Mësohet se i arrestuari do të shoqërohet pranë ambienteve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme. /CNA.al





Lajmet e fundit nga