web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky është afati i fundit që presidenti Ivanov të nënshkruaj zyrtarizimin e gjuhës shqipes

16 Janar 2018, 18:52, Aktualitet CNA

I kaluar nga deputetët e parlamentit të Maqedonisë në seancën e fundit plenare, të datës 11 janar 2018,  ligji i përdorimit të  gjuhëve zyrtare në Maqedoni, ku shqipja është vendosur të jetë gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes, pritet të hyjë në fuqi sapo që presidenti Gjorge Ivanov ta nënshkruaj. Mirëpo kur do të ndodh kjo dhe a do ta nënshkruaj apo do ta anashkaloj Presidenti nënshkrimin e këtij ligji, sikurse i kanë bërë thirrje qarqe të caktuara ekstremistësh  maqedonas?

Duke raportuar rreth kësaj teme mediat maqedonase kanë publikuar sot se: Presidenti Gjorge Ivanov ka afat deri të enjten në mesnatë për të nënshkruar ligjin për gjuhët. Nëse ai nuk e bën këtë, pra nuk e nënshkruan ka të vetmen mundësi tjetër ligjore ta rikthejë në Kuvend me ose pa vërejtje.

Në fjalimin e tij vjetor Ivanov pati deklaruar se vendimi i tij për ligjin e gjuhëve do ta mbështes në garancitë me shkrim për ruajtjen e integritetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit të Maqedonisë. Ivanov pati deklaruar se ligji duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, duke e lenë disi evazive hedhjen e firmës mbi ligjin e porsamiratuar dhe që është një hap i madh drejt një Maqedonia europiane./CNA.al





Lajmet e fundit nga