web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Babagjyshi” kryeministër jep lajmin e mirë për Eriglisën

3 Janar 2018, 14:06, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama i ka uruar sot mirëseardhjen Eriglisës, vajzës të cilës i premtoi pozicionin e këshilltares në ekipin e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan ?Viti i ri i punës nisi sot në mëngjes, me mirëseardhjen e Eriglisës në ekipin e Ministres së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale,?

I pranishëm në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në Klan, pak ditë më parë, Rama i ofroi Eriglisës pozicionin e këshilltares së Ministrit për Çështjet Sociale, pozicion të cilin ajo e mori sot me fillimin e vitit të ri të punës për administratën.

Eriglisa, është një e vajzë e re nga komuniteti egjyptian  e cila tregoi historinë e saj tek ?Ka një mesazh për ty? dhe peripecitë me të cilat është ndeshur ajo dhe familja e saj në përballje me varfërinë dhe drejt rrugës së arsimimit.

Gjatë emisionit, Eriglisa teksa tregoi peripecitë e jetës së saj dhe prindërve të saj ku tha se e ëma punon si një burrë i vërtetë, duke thyer beton për të nxjerrë shufrat e hekurit të cilat mund t?i shesë për të nxjerrë bukën e gojës. Me shumë vështirësi, ajo kishte arritur të shkollohej dhe tashmë shërben në një organizatë për edukimin e fëmijëve të komunitetit egjiptian./ CityNews

?Ka një mesazh për ty?/ Surpriza e Ramës për Eriglisën





Lajmet e fundit nga