Përmbytjet/ Shtohen qendrat shëndetësore 24 orëshe
Referuar situatës së përkeqësuar të motit, kryesisht në jug ...
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një intervistë me Zërin e Amerikës.
Në intervistën e tij, teksa foli për të ardhmen europiane të Shqipërisë, Bushati u shpreh se viti 2018 është një vit përcaktues për të ardhmen e vendit tonë.
“Ne presim që 2018-a të jetë një vit përcaktues përsa i përket perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të kurorëzohet, natyrisht, me një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.”, – tha ndër të tjera Bushati ndërsa shtoi se “Natyrisht, reforma në drejtësi, ligji i vetingut dhe mënyra se si do të zbatohet ligji i vetingut, është përparësia e përparësive, por ne jemi të fokusuar gjithashtu në zbatimin e prioriteteve kyçe, që në fakt nuk kanë lidhje thjesht me ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian, por edhe me procesin e demokratizimit dhe këtu dua të nënvizoj luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit konsolidimin e arritjeve në administratën publike dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.”
Intervista e plotë e Bushatit për Zërin e Amerikës:
Zëri i Amerikës: Shqipëria thotë se pret në pranverën e vitit të ardhshëm një ftesë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zyrtarë të lartë europianë, kam parasysh Komisionerin Hahn, këmbëngulin në nevojën e realizimit të disa objektivave para fillimit të bisedimeve, siç janë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo lufta kundër krimit të organizuar. Duke patur parsysh korrupsionin në vend dhe që reforma në drejtësi është ende në fillim të saj, a jeni ju optimist se Shqipëria do të marrë një ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian këtë pranverë?
Ditmir Bushati: Ne presim që 2018-a të jetë një vit përcaktues përsa i përket perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të kurorëzohet, natyrisht, me një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Natyrisht, reforma në drejtësi, ligji i vetingut dhe mënyra se si do të zbatohet ligji i vetingut, është përparësia e përparësive, por ne jemi të fokusuar gjithashtu në zbatimin e prioriteteve kyçe, që në fakt nuk kanë lidhje thjesht me ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian, por edhe me procesin e demokratizimit dhe këtu dua të nënvizoj luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit konsolidimin e arritjeve në administratën publike dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut. Ne presim që me fillimin e punës që po bëhet nga ana e institucioneve të vetingut, në fillim të pranverës të kemi rezultate të prekshme, përsa i përket niveleve të larta të gjyqësorit dhe të prokurorisë; shpresojmë shumë që kjo punë të shërbejë si një bazë e mirë edhe për nivelet e tjera të gjyqësorit dhe prokurorisë. Pra, besoj se është kretj e mundshme që 2018-a të kurorëzohet me këtë vendimmarrje dhe në tryezën e bisedimeve Shqipëria të shkojë me disa frute që vijnë nga reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zëri i Amerikës: Duke qëndruar tek lufta kundër krimit të organizuar, ky vit ka shënuar një pakësim të sipërfaqeve të mbjella me kanabis, ndërkohë që këtë vit janë sekuestuar me tonelata me marijuanë nga policia shqiptare dhe ajo italiane. Së fundmi është rasti i ishi ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili dyshohet për lidhje me një nga grupet e narkotrafikut, si dhe nivele të larta të policisë që janë nën hetim. Sa e dëmtojnë këto imazhin e Shqipërisë?
Ditmir Bushati: Në radhë të parë, në rast se një akuzë, është prokuroria ajo që duhet të vërtetojë akuzën në institucionet e drejtësisë, pranë gjykatave dhe besoj se këtu matet vullneti politik i forcës qeverirëse, në rastin konkret, familjes sonë politike, për krijimin e kushteve të duhura, përsa i përket organeve të drejtësisë për të dhënë fjalën e tyre për këtë çështje dhe deri në këtë pikë nuk ka asnjë gjë që mund të ketë lidhje me imazhin e vendit, përsa kohë, si në çdo sistem demokratik, akuzat ngrihen nga organi i akuzës dhe më pas është gjykata që duhet të thotë fjalën e saj. Tani ne duhet të fokusohemi fort tek elementët që kanë lidhje me trafikimin, jo thjesht me kultivimin dhe tek ofrimi i një perspektive më të qartë ekonomike, sidomos për ato zona rurale, nga të cilat ky fenomen ka qenë më i dallueshëm.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, javët e fundit ju keni nisur një proces të ri dialogu me homologun tuaj grek, zotin Kotzias për t?i dhënë zgjidhje një sërë problemesh që ka mes dy vendeve dhe keni dalë me një deklaratë të përbashkët ku theksohej se janë bërë hapa thelbësorë për çështje të rëndësishme për të dy palët, shumëvjeçare?
Ditmir Bushati: Ne kemi shtruar të gjitha çështjet që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Besoj se jemi në një rrugë më të mirë seç kemi qenë. Do të ketë një raund tjetër në janar, këtë herë në Shqipëri, ku ne do të vazhdojmë mbi ato diskutime që kemi bërë, sidomos gjatë takimit të fundit në Kretë.
Zëri i Amerikës: Cilat janë disa nga hapat thelbësorë dhe për çfarë çështjesh bëhet fjalë?
Ditmir Bushati: Natyrisht, nuk ka qenë një proces i lehtë dhe nuk është një proces i lehtë, kërkon kohën e vet, jo të gjitha çështjet kanë të njëjtën natyrë komplekse dhe për pasojë, edhe zgjidhja që ofrohet për disa prej këtyre çështjeve mund të jetë më e vështirë. Është e rëndësishme, që pothuajse për të gjitha çështjet ka një lloj dakortësie që duhet të pastrohen nga tryeza jonë e çështjeve dypalëshe, në kuptimin figurativ të fjalës dhe ky lloj diskutimi në paketë për këto çështje, kategorizimin e shportave mbi bazën e një tematike që ne e kemi konsideruar dhe në të shkuarën, është në rrugën e duhur. Por, nuk mund të thuhet që sot për sot ka një dakortësi për të gjitha llojet e çështjeve që janë në diskutim dhe kjo është arsyeja që ende jemi të kujdesshëm në komunikimin me opinionin publik.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, më konkretisht, cilat janë disa nga çështjet më të vështira për të cilat ju po diskutoni me homolëgët tuaj grekë?
Ditmir Bushati: Besoj se është krejt e qartë për opinionin publik që çështjet e një natyre historike mbartin një lloj sensibiliteti të caktuar për palët, sikundër çështjet që kanë të bëjnë me delimitimin e shelfit dhe zonës ekskluzive ekonomike, apo një përcaktim më të mirë të gjithë regjimit kufitar, që duhet të ekzistojë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, është një çështje që kërkon një vëmendje të posaçme nga të dyja palët dhe ne po përpiqemi për të punuar në këtë drejtim.
Zëri i Amerikës: Zoti Bushati, të flasim pak për diplomacinë ekonomike. Në kushtet kur në Shqipëri ka korrupsion, nuk është zgjidhur ende çështja e pronës, çfarë masash mund të merren për të tërhequr investitorë dhe madje dhe për t’i mbajtur ata, se ka shumë raste kur invesitorët vijnë për të invesutar në Shqipëri, por ata largohen pikërisht sepse hasen me këto pengesa të pazgjidhura ende.
Ditmir Bushati: E para, nuk është qëllimi im për të ofruar një realitet që nuk ekziston, por më duhet të them, që korrupsioni nuk është një fenomen thjesht dhe vetëm i shoqërive në tranzicion, siç është shoqëria shqiptare, dhe vendet maten me mënyrën se si e luftojnë atë. Ka tregues, një është transparenca ndërkombëtare, në të cilën Shqipëria ka shënuar progres vitet e fundit; një tjetër matës i vlerësimit për klimën e biznesit është Banka Botërorre me raportin “Doing Business”, me të cilin Shqipëria gjithashtu ka shënuar progres vitet e fundit. A është ky realiteti me të cilin ne do të donim të ishim dhe a jemi të kënaqur ne me këtë gjë? Natyrisht që nuk jemi të kënaqur; por mund t’ju them që në Shqipëri ka njerëz që vijnë të investojnë, ka shqiptarë të diasporës që kthehen dhe investojnë kursimet e tyre dhe sjellin një kulturë të re sipërmarrjeje, sikundër mund të ketë pasur raste, ku njerëzit ndeshen me pengesa, apo me burokraci, apo me raste të korrupsionit; dhe kjo është arsyeja që pse shqiptarët në qershor të këtij viti na kanë dhënë një mandat të qartë për të luftuar këto fenomene më me vendosmëri.
Referuar situatës së përkeqësuar të motit, kryesisht në jug ...
Gjykata e Tiranës vendosi të premten të lirojë nga akuzat pë...
Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe të Evropës, njofto...
1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në v...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Referuar situatës së rënduar për shkak të reshjeve atmosferi...
Prokurori i Pireut ka përfunduar dhënien e masave të siguris...
Një lagje në zonën e Laprakës në Tiranë është përmbytur nga ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Komitetit të Koord...
Protestat e paralajmëruara nga opozita e bashkuar për të rrë...
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në raportimin e tij në m...
I ftuar në studion e “Syri.net”, kreu i grupit parlamentar t...
Përmbytjet kanë shkaktuar një mori problemesh në vend, ndërs...
Rama ka mbledhur Komitetin e Emergjencave Civile për të disk...
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkatuar dëme të mëdha ...
Situatës aktuale të krijuar nga shirat e vazhdueshëm dhe vër...
Situata e krijuar nga shirat intensivë dhe vërshimi i lumenj...
Sensibilizim përkundrejt situatës së krijuar në Tiranë, por ...
Në vijim të komentit të bërë përmbytjeve masive që kanë push...
Reshjet intensive prej mëse dy ditësh po sjellin probleme ng...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...