web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjet në Tiranë/ Banorët: Askush nuk u përgjigj, hapëm vrima në mur që të dilte uji

1 Dhjetor 2017, 18:02, Aktualitet CNA

Një lagje në zonën e Laprakës në Tiranë është përmbytur nga reshjet e shirave. Banorët kërkojnë ndihmë pasi disa shtëpi janë akoma nën ujë e disa të tjera janë bërë të pabanueshme.

I vunë pritë  por nuk ia dolën dot të shmangin hyrjen e ujit nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.

Banesat në këtë lagje të njësisë administrative Laprakë në Tiranë janë përmbytur edhe këtë vit.

Niveli i ujit nuk ka qenë ai i përmbytjeve të viteve të mëparshme megjithatë orenditë shtëpiake janë dëmtuar.

Thonë se kanë kërkuar ndihmë por askush nuk iu përgjigj thirrjes së tyre.

Kafshët shtëpiake i kanë ngjitur nëpër tarraca, edhe vetë aty kanë qëndruar gjatë gjithë natës.

Por ka edhe nga ata banorë që e braktisën shtëpinë.

Edhe pse nuk kanë marrë asnjë përgjigje vazhdojnë të shpresojnë se dikush do t?i ndihmojë. /abcnews

https://www.youtube.com/watch?v=FTkebJN4MjU





Lajmet e fundit nga