web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aktorja seksi heq dorë nga aktrimi: Çfarë do bëj? Do mjel dhitë

30 Nëntor 2017, 12:40, Aktualitet CNA

Aktorja seksi e filmit “The Hunger games”, Jennifer Lawrence ka qenë në vëmendje të mediave ditët e fundit për shkak të ndarjes nga producenti Darren Aronofsky. Pas ndarjes, aktorja në një intervistë për “Elle” ka deklaruar se ka nevojë për pushim nga aktrimi.

“Dua të blej një fermë. Dua të mjel dhitë”, u shpreh Lawrence duke habitur të gjithë.

27-vjeçarja renditet ndër aktoret më të paguara në Hollywood dhe gjithashtu ndër femrat më sexy.

Jennifer Lawrence ka aktruar që nga viti 2006 në dhjetra filma ku më të njohurit janë “The hunger games”, “Passengers”, “Mother” etj./CityNews





Lajmet e fundit nga