web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrata e PD –së, për lobim në SHBA/ Prokuroria nis hetimet

30 Nëntor 2017, 11:53, Aktualitet CNA

Partia Demokratike dyshohet, se ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit.

Prokuroria, pas këtij lajmi, ka nisur hetimet për burimet e financimit të Partisë Demokratike.

Për këtë arsye, organi i akuzës i ka kërkuar KQZ ?së, pasqyrat financiare të Partisë Demokratike.

Shuma e paguar prej qindra mijëra dollarësh nuk rezulton të jetë e deklaruar dhe dyshohet se është paguar në rrugë informale.

Ditë më parë në media u publikuan dokumente që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard./CityNews





Lajmet e fundit nga