web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompania merr 4.8 milion euro pa bërë asgjë/ Pas saj qëndrojnë Rama dhe Ahmetaj

30 Nëntor 2017, 12:01, Aktualitet CNA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama.

Basha ka hedhur sërish akuza ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe kryeministrit Rama.

Basha deklaroi se ?janë pikërisht Ahmetaj dhe Rama ata që qëndrojnë pas kompanisë së impiantit të mbetjeve në Fier, e cila mori 4.8 mln euro nga buxheti i shtetit pa bërë asgjë, as ndërtim as themele, asnjë investim.?

Sipas Bashës, Rama i jep 4.8 mln euro një kompanie që nuk ka bërë asgjë dhe nuk mendon për fëmijët e Bulqizës që rropaten për copën e bukës.

Gjithashtu Basha tha se 70 nxënës u helmuan nga tymi i një kaldaje të bërë keq nga tymi i korrupsionit qeveritar dhe Rama as nuk u kujtuar të kërkojë falje./ CityNews





Lajmet e fundit nga