web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri i uron shqiptarëve Pavarësinë/ Qytetarët: S'mund ta gëzojmë me tradhëtarë nëpër këmbë

28 Nëntor 2017, 15:14, Aktualitet CNA

Ditën e pavarsisë si të gjithë pushtetarët e ka uruar dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri shkruan ?Gëzuar Shqipërinë? duke e shoqëruar dhe me foton e flamurit shqiptar.

Por ky reagim i tij pas skenarëve të shumtë politikë të krijuar kohët e fundit, ku emri i tij ka qenë i theksuar në aferat e drogës e krimit, kanë sjellë reagimin e shumë ndjekësve të tij.

?S’mund ta gezoj me tradhetare neper kembe me vjen keq!Ju na vodhet nderin,cfare na keni lene me per te gezuar?!?, shkruan një komentues.

?Nuk ka ditë që nuk po kapen tonelata droge në brigjet Italiane e Greke na e zëvendësove Shqiponjën me gjethen nuk ke moral të gëzosh ti o AA003GB o rastësia e rastësis na bëre turpin e botës?.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Ta gezojm shqipri me Skandale pa fund 2017,qe kur thua( where are you from Albania,wow thon)E ndeshkove mir kte popull hallall te qoft me kte imazh skandaloz as ne 2050 ska shance per BE,,,,,,,?/CityNews

 





Lajmet e fundit nga