web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kufoma e dekompozuar në Korçë/ Zbardhen detaje të reja

28 Nëntor 2017, 13:19, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e sotme, ku pas djegies së një banese është gjetur edhe trupi i dekompozuar i një personi.

Policia bën të ditur se në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.

Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.

Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar.

Policia njofton se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CityNews





Lajmet e fundit nga