web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pavarësia/ Kryemadhi  bën apel për reflektim

28 Nëntor 2017, 12:41, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shfaqur paraditen e sotme përkrah kryetarit socialist të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, në kuadër të festimeve për festën e Pavarësisë.

Në ditën e Pavarësisë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi uroi shqiptarët nga qyteti i Elbasanit ku u zgjodh deputete më 25 qershor.

?Një ditë historike na rikthen në identitetin tonë kombëtar. Kjo është ditë e rëndësishme dhe tregon se në 105 vite histori, ne të reflektojmë si klasë poltike dhe si popull për arritjet dhe gabimet tona. Në këtë ditë pavaresie të jemi të lirë në mendimet tona të këqija për të zhvilluar dhe për të ecur përpara?, u shpreh Kryemadhi.

Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë, edhe Prefekti e Elbasanit, Maksim Malaj ka përshëndetur të pranishmit./ CityNews





Lajmet e fundit nga