web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE është “më e gatshme” për anëtarësimin e Ballkanit në bllok

28 Nëntor 2017, 12:13, Aktualitet CNA

Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i gatshëm për të marrë në konsiderim anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllok, tha komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Sipas tij, anëtarësimi i tyre në BE do të siguronte paqe në rajon, ndërsa do të pasuronte edhe vetë BE-në.

?Ka më shumë gatishmëri brenda shteteve anëtare për të adresuar zgjerimin?, tha Hahn për të përditshmen austriake, Wiener Zeitung, transmeton Reuters.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova dhe Bosnja po kërkojnë të njëjtin status.

BE-ja e sheh rajonin të rëndësishëm për çështjet si kontrollimi i migrimit dhe luftimi i kërcënimeve të sigurisë.

?Vendet anëtare e kanë kuptuar se paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e anëtarësimit në BE është jetike për të?, tha Hahn.





Lajmet e fundit nga