web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet tregtari shqiptar i drogës / Ja mënyra që përdorën Karabinierët

4 Nëntor 2017, 19:23, Aktualitet CNA

Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën në makinën e tij plot 93 kilogramë drogë e llojit marijuanë.

Karabinierët janë maskuar si tifozë që po rrinin në radhë për të marrë biletë për ndeshjen Genoa-Sampdoria, dhe sapo kanë pikasur shqiptarin, janë hedhur në sulm duke i vënë prangat.

Pas kësaj është kontrolluar edhe makina e tij, nga ku edhe u gjet droga, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën 200 mijë euro.

Tregtari shqiptar i drogës i arrestuar, ishte proceduar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. /CityNews





Lajmet e fundit nga