web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Lartë jep vendimin për dosjen “Doshi-Frroku-Bami”,

26 Tetor 2017, 15:26, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për çështjen ?Doshi-Frroku-Bami?.

Deputeti Tom Doshi, ish-deputeti Mark Frroku, dhe shtetasi Durim Bami akuzohen për ?kallëzim të rremë në bashkëpunim?.

Kjo është dosja e tretë që kalon për gjykim tek Krimet e Rënda.

Pas ndryshimeve ligjore (Kodi i Procedurës Penale), kjo çështje nuk mund të gjykohet më nga Gjykata e Lartë dhe për këtë arsye ka kaluar në kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Doshi përballet me masën ?detyrim paraqitje?, Durim Bami mbahet në arrest shtëpie, ndërsa ish-deputeti Mark Frroku në ?arrest me burg?, për shkak të një dosjeje tjetër hetimore të hapur në ngarkim të tij në Belgjikë.

Prokuroria mban qëndrimin se vepra e ?kallëzimit në bashkëpunim? qëndron në faktin se të tre të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme, sikurse është videoja Doshi-Bami, në të cilën flitej për një skenar ekzekutimi në dëm të deputetit Doshi me porosi të Ilir Metës, në atë kohë kreu i Kuvendit.

Për çështjen hetimore, e cila pas qëndrimit të Doshit se Durim Bami ishte ndërmjetësuar për të kryer vrasjen e tij, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u thirrën personalitete të jetës politike në vend, që nga kryeministri Rama, ish-kryeminisri Berisha, Presidenti Meta, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e një sërë deputetësh.





Lajmet e fundit nga