web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transportonin dru zjarri/ Kapen 4 shtetas

26 Tetor 2017, 14:59, Aktualitet CNA

Vijon zbatimi i planit operacional “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prerjes së paligjshme të pyjeve”.

Në aksin rrugor Maliq-Lozhan, shërbimet e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë konstatuar 4 mjete të ngarkuar me dru zjarri (dushk dhe ah).

Drejtuesit e mjeteve janë :  K.J, 33 vjeç, banues në Protopapë, drejtues i një mjeti tip furgon me targa AA193GR, në të cilin ishin ngarkuar 6 m dru,  E.M, 25 vjeç, banues në Maliq, drejtues i mjetit me targa KO1415B, në të cilin ishin ngarkuar 4 m dru,  E.A, 31 vjeç, banues në Maliq, drejtues i mjetit me targa AA778BK, në të cilin ishin ngarkuar 6 m dru dhe A.D, 22 vjeç, banues në Libonik, drejtues i mjetit tip veturë karroceri me targa PG3410B, në të cilin ishin ngarkuar 2 m dru.

Ndaj 4 shtetasve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për : “Prerje të paligjshme të pyjeve”./CityNews





Lajmet e fundit nga