web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre makina përfshihen nga flakët në oborrin e një shqiptari

26 Tetor 2017, 13:54, Aktualitet CNA

Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre makina janë djegur sot në oborrin e shtëpisë së një qytetari shqiptar nga Mitrovica veriore.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpine e shtetasit Teki Fetahu, furrtar.

Fetahu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se si ka ndodhur dhe kush e ka bërë këtë.

?Janë djegur dy veturat e mia, makinat e furrës dhe një veturë e fqinjit, i cili e kishte parkuar makinën te unë, ngase rruga në të cilën jeton, aktualisht është duke u rinovuar. Ndihem i sigurt, por nëse e ka bërë këtë vepër dora e njeriut, këtë e ka bërë një jonjeri?, – ka thënë Fetahu.

Ndërsa shefi i njësisë operative të Policisë së Kosovës në këtë zonë, Zhelko Bojiq ka thënë se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme./ CityNews





Lajmet e fundit nga