web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e gazetares: Habilaj, “i pranishëm” në drekën e parë të qeverisë në Vlore, nxori tufën me euro

17 Tetor 2017, 21:24, Aktualitet CNA

Gazetarja Anduena Llabani ka dhënë në emisionin e sotëm ?Opinion?, një deklaratë të fortë lidhur me mënyrën se Moisi Habilaj kishte provuar  qëndronte pranë qeverise dhe njerëzve të saj. Llabani katreguar se është bërë  deshmitare e një rrefimi naiv, por të vërtetë, nga pronari i nje lokali te famshem ne Vlore.

Moisi Habilaj ka kërkuar të paguajë drekën e parë të qeverisë në Orikum. Sipas dëshmitarit askush s?e dinte vec dy a tre personave (Moisi Habilaj, ish drejtori i policisë së Vlorës dhe pronari i lokalit) se dreka e parë qeveritare e shtruar nga kreu i saj, u  tentua të paguhej nga krimineli Habilaj?

Dëshmitari ka treguar për gazetaren, se Habilaj i kishte shkuar në lokal dhe i kishte nxjerr nga canta tufën me para (euro)?

?Ishin shumë s?mund ti numëroja, nje tufë me euro, donte të paguante drekën e shtetit, por s?ja pranova?, ka treguar pronari i restorantit duke shtuar se atë drekë e kishte paguar një person tjetër, biznesmen i fuqishëm.





Lajmet e fundit nga