Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Liza Lamçaj denoncon në emisionin ?STOP? marrjen e dyqanit 144 metra katrorë, me vlerë 160 mijë euro, nga efektivi i policisë, Daut Braçaj. Ajo tregon sesi e dha vilën 3 ? katëshe, në zonën e rrugës transballkanike në Vlorë, për ndërtimin e një pallati. Dyqanin, që i takonte në bazë të kontratës ia shiti zyrtarit të policisë Braçaj, që ishte dhe mik i ndërtuesit, ndaj dhe letrat u bënë sikur dyqani ishte paguar.
Pasi priti plot 7 vjet, zonja Lamçaj iu drejtua rrugës së gjyqësorit, për të marrë paratë e saj. Dy shkallët e gjyqësorit e konsiderojnë fiktive kontratën e shitjes së dyqanit dhe përmbaruesi Ylli Hysaj nis kthimin e dyqanit tek e zonja. Por efektivi policor e çon sërish çështjen në gjyq dhe gjyqtarja Herila Çela jep vendimin se Liza Lamçaj duhet t?i kthejë mbrapsht Daut Braçajt 160 mijë eurot, që nuk i pagoi kurrë.
?Unë jam një qytetare nga Vlora. Jetoj në rrugën transballkanike ?Gjergj Kastrioti?. Në anë të rrugës kishim një shtëpi 3 ? katëshe, që bashkë me trashëgimtarët e tjerë, vendosëm ta jepnim tokën për ndërtim. Në pjesën që i takonte familjes time ishte dhe një dyqan 144 metra katror. Një person, miku i ndërtuesit, që ishte dhe një person i besuar nga ne, kërkoi të merrte dyqanin. Do ta blinte, nuk u diskutua as për qira e as për gjë tjetër. Paraprakisht, pa u ndërtuar, pa u përfituar si një send, ne kemi bërë një deklaratë noteriale. Ai është një punonjës i policisë dhe quhet Daut Braçaj, në atë kohë ishte shef i rendit në Berat.?
Denoncuesja rrëfen se efektivi Braçaj mori pronësinë e dyqanit të saj dhe hapi biznesin e tij, por shtynte gjithmonë detyrimin e pagesës së blerjes së tij, ndërkohë që në dokumente ishte deklaruar se ishte kryer. Për 7 vite me radhë, Liza e sëmurë rendte pas tij në Berat e Fier, me orë të tëra jashtë komisariatit për të marrë paratë e saj.
?I thashë më liro dyqanin, nuk e lironte. U detyrova, pa dalë asnjëherë në konflikt, të shkoja në polici. Ai vinte shokët e më thonin me të mira ik. Nuk po bënte asgjë dhe unë u detyrova u ankova në ministri, Krimin Ekonomik, SHKB, Prokurori ? I kam bërë kallëzim penal rreth 4 ? 5 herë dhe është mbyllur. Kam vajtur kam bërë takim personal me prokurorin e rrethit, u ndërruan prokurorët, zhdukeshin dokumentet, zhdukej përgjigjia ime, veja e gjeja vetë zarfin atje. Atëherë u detyrova që ta kaloja problemin në gjyq!?
Avokatja e familjas Lamçaj shprehet se palët nuk janë marrë vesh në deklaratë që të bëhej një transaksion i mundshëm i parave, ndaj kjo familje i është drejtuar gjykatës me padinë e ?lirim dhe dorëzim sendi?.
Liza thotë se në Gjykatën e Shkallës së Parë e fitoi çështjen, ndërsa Braçaj e çoi çështjen në Gjykatën e Shkallës së Dytë, por duke qenë se nuk ishte prezent gjatë seancës gjyqësore për të vërtetuar pretendimin e tij, u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë.
?Pastaj ne zbardhëm vendimin dhe bëmë aplikim për ekzekutim. Morëm çelsat në dorë, kur Braçaj padit përmbaruesin pse nuk ekzekutoi vendimin plotësisht, ku në një pikë 4 të vendimit thuhej që të më merrte mua 160 mijë euro, të cilat nuk u provuan dhe nuk u kërkuan ndonjëherë. Deklarata doli e pavlefshme në të dyja shkallët e gjykatës.?
Por kur procesi i përmbaruesit ishte drejt përfundimit dhe objekti u mor nga pronarja e tij Liza Lamçaj, Daut Braçaj bëri një kërkesë padie me objektin e kundërshtimit të urdhërit të pezullimit numër 382 protokoll, datë 29.08.2016 të përmbaruesit gjyqësor. Gjyqtarja Herila Çela dha vendimin se Liza Lamçaj duhet t?i kthejë mbrapsht Daut Braçajt 160 mijë euro, i cili pretendonte se i kishte paguar për objektin.
?Për sa kohë nuk ka një procedurë ekzekutimi, nuk mund të kishte një kërkesë në gjykatë për kundërshtim veprimesh përmbarimore,? shprehet avokatja. Ajo shton se përmbaruesi Ylli Hysaj nuk e ka apeluar vendimin e gjyqtares Herila Çela, duke u shfaqur absurd dhe në kontradiktë me veten e tij.
Gazetari i emisionit ?STOP? shkoi për të komunikuar me përmbaruesin Hysaj dhe për ta pyetur se përse nuk e kishte apeluar vendimin e gjyqtares Çela, duke aprovuar në këtë mënyrë, sipas tyre, gabimin e tij në ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Dytë.
Gazetari ? Po pse nuk e keni apeluar ju këtë?
Përmbaruesi Hysaj ? E ka apeluar pala, e ka apeluar pala.
Gazetari ? Këtu për apelimin, nuk e shikon të arsyeshme?
Përmbaruesi Hysaj ? S?e shikoj të arsyeshme. Kam qenë në presionin e jetës.
Gazetari ? Nga ai, nga polici?
Përmbaruesi Hysaj ? Për këtë çështje, po çfarë e do nga ai, nga ky?
Ta përmbledh me një fjalë: çështja më e vështirë në jetë. Ai është në polici, komisariat, vonë u gradua, e kupton?Po tjetri hidhej si ?
Gazetari ? E kuptoj ? e marr vesh?
Përmbaruesi Hysaj ? Tjetri vinte deri te shtëpia.
Gazetari më pas iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësir Vlorë për të pyetur gjyqtaren Çela, se përse kundërshtoi vendimin e dy shkallëve të gjyqësorit, ku i rikthehej objekti Liza Lamçajt dhe deklarata noteriale shpallej fiktive. Por pikëpyetja më e madhe ra mbi vendimin e kthimit të 160 mijë eurove nga pronarja, që pretendohet se Braçaj i ka marrë me kredi për të paguar blerjen e objektit, pagesë të cilën nuk e ka të faktuar.
Gazetari ? Jo! Ideja është që: ku e ke gjetur kredinë, që ? sepse ka dhe shkelje proceduriale dhe nga përmbaruesi, i cili e ka pezulluar atë pa kërkesën e zonjës dhe pa një vendim gjykate.
Gjyqtarja Herila Çela ? Atëherë po të them edhe njëherë: ndërkohë që gjykojmë nga 20 çështje në ditë edhe tani të më pyesësh për një çështje të vitit të kaluar?
Gazetari ? E mban mend ti, se ?
Gjyqtarja Herila Çela ? Të siguroj unë, që s?e ? po s?e mbaj mend, sepse unë vetëm sot, shikoje sa dosje ka?
Gazetari ? Të kuptoj! Të ta le e të marrim një opinion më vonë?
Gjyqtarja Herila Çela ? S?mund të të jap unë opinion. Është gjykata e Apelit, që vendos ?
Gazetari ? Jo! Ideja, se kjo ka pasoja, e kupton? Dhe s?mund të zgjidhet gjithmonë me Apel, me Gjykatë të Lartë. Ku e ke gjetur kredinë se midis dy?
Gjyqtarja Herila Çela ? Të siguroj që brenda dosjes gjyqësore kam gjetur vendim? kredinë që thoni ju, provat që janë paraqitur. Jam bazuar në prova, që kanë qenë në dosje.
Gazetari ? Ndonjë raport nga një ekspert kontabël, që ke nxjerrë shumën?
Gjyqtarja Herila Çela ? Nuk e kujtoj që të ta them. Më vjen keq, të thashë: është kohë e gjatë.
Gazetari ? Të falenderoj! Gjithë të mirat! Mirupafshim!
Ndaj gazetari i emisionit ?STOP? arriti të sigurojë dosjen e plotë të gjykimit, por nuk u gjet asnjë dokumentacion që fakton kredinë e Daut Braçajt me vlerë prej 160 mijë eurosh për pagesën e blerjes së objektit nga Lamçaj.
?Gjatë kësaj periudhe m?u bënë operacione të vështira? kancer. Nga stresi ishte e qartë!?, shprehet denocuesja, duke numëruar operacione të vështira që ka realizuar nga gjendja e rënduar e stresit me efektivin e policisë.
Emisioni ?STOP? premton t?i rikthehet kësaj çështjeje deri në momentin që do të zgjidhet.
Burbuqe Bica tregon në emisionin “STOP” historinë e saj të d...
Skandali i përfshirjes në një rrjet trafikimi të drogës nga ...
Nxënësit e shkollës Dilvar Nezha” në Qukës të Prrenjasit e z...
Prokuroria shqiptare ka nisur hetimet për drejtues të lartë ...
Dhjetëra invalidë protestuan për mbylljen e derës së godinës...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisioni...
Gazetari Basir Çollaku, i cili është marrë me investigimet n...
Gazetari Basir Çollaku, i cili ka intervistuar edhe ish-shef...
I ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, avokati i njoh...
Çështja e përmendjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir T...
Nga Mero BazePërgjimet e dy banditëve shqiptarë dhe kapardis...
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokra...
Ia arriten qellimit. E nxoren siper llogores dhe i jane lesh...
Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon h...
Hermes Nikaj është një personazh i cili tërheq gjithmonë vëm...
Në shqyrtim të çështjes që lidhet me akuzat e renda të ngrit...
Karabinierët e qyrtetit të Pesaro-s arrestuan dy shqiptarë k...
Ka përfunduar takimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi...
30 mijë vizitorë, më shumë se 250 performer nga 40 Vende të ...
Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, po zhvillon nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...