Moti i keq mbërthen vendin/ Si paraqitet situata në Sarandë, Durrës dhe Fier
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga mo...
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga mo...
Nga Mero Baze
Përgjimet e dy banditëve shqiptarë dhe kapardisjet e tyre në telefon, duke përdorur emrin e një ministri të plotëpushtetshëm nuk më impresionojnë. Kam dëgjuar plot të tilla. Kam parë përgjimet e bandës së Lushnjës kur përmendnin Fatos Nanon dhe deputetë socialistë, kam parë lazaratasit që përmendnin Sali Berishën edhe kur flinin me gruan, kam parë të tjerë që përmendnin ryshfetet e Lulzim Bashës për leje ndërtimi. Kam dëgjuar histori të fortësh nga ata që flasin në emër të Edi Ramës, apo nga Balilajt që flasin në emër të Metës. Dhe mbi të gjitha, nuk dua të debatoj për një dosje të ofruar për t?u përdorur, por për dosjen e plotë.
Në këtë pikë, vetë Saimir Tahiri ofroi gatishmërinë e tij për një hetim të thellë të çdo pikëpyetje rreth tij, dhe ky debat mbyllet këtu. Ai është sot njeriu më i papushteshëm në Shqipëri dhe mund të hetohet lirshëm, duke e dorëzuar vetë imunitetin e deputetit.
Saimir Tahiri nuk ishte fajtor për përhapjen e drogës në Shqipëri. Viti 2015, kur droga filloi të mbillej pas goditjes së Lazaratit, ishte viti kur Koço Kokëdhima u bë predikuesi i liberalizimit të hashashit, biles dhe me një përpjekje për të krijuar një lob parlamentar pro tij. Tek shqiptarët, të cilët e shihnin Kokëdhimën si njeri të afërt të Edi Ramës, ky ishte një sinjal që ata mund të mbillnin. Është e qartë se ministri Saimir Tahiri e humbi betejën me kanabisin, e humbi mbajtjen larg të policisë ndaj tij dhe mbi të gjitha, duket që ka humbur dhe kontrollin e disa banditëve mbi policinë.
Ajo që është evidente dhe që është përgjegjësi e ministrit Saimir Tahiri, është se këta dy banditë dhe ndoshta dhe të tjerë, ja kanë dalë ta përdorin policinë e Saimir Tahirit për punët e tyre. Fakti që ata kanë arritur të eksportojnë drogë, të ruajnë kontaktet me mafian italiane dhe të vazhdojnë të punojnë si trafikante droge, duke qenë të afishuar si të afërm të ministrit, tregon se ministri Saimir Tahiri, është më fajtor se sa qytetari Saimir Tahiri në këtë histori.
Defekti i tij serioz, lidhet me mënyrën se si ai filloi ta perceptojë policinë si një dashuri të tij, të cilën jo vetëm e besonte, por dhe nuk të lejonte t?ia prekje. 12 drejtorët e tij, ishin si 12 dishepuj të tij, por në fakt rezulton se idhulli i tyre në shumë raste ka qenë më shumë ndonjë tip si Habili, se sa Tahiri. Dhe kjo e bën përgjegjës si ministër Saimir Tahirin, sidomos në betejën kundër drogës. Ai është sot një viktimë e majme e saj.
Dhe i vetmi debat në këtë rast është nëse do të vendoset një standard i përgjegjësisë politike bazuar në fakte të tilla.
Koha ka treguar që standarde të tilla të forta janë shumë morale, por shpesh ato janë përdorur më shumë për larje hesapesh.
Në vitin 2007, ish- zëvendëskryeministri Ilir Rusmali dha dorëheqje nga detyra edhe si ministër Drejtësie, pasi njerëz të lidhur me djalin e Berishës, publikuan një regjistrim, ku vëllai i tij po i kërkonte një zyrtari të favorizohej në një tender që nuk u bë kurrë.
Rusmali dha dorëheqje dhe më pas iku dhe nga politika, duke tentuar të vendosë një ?stekë? shumë të lartë në standardin moral të asaj shumice dhe politikës shqiptare. Ditën që ka dhënë dorëheqje, kam shkruar dhe komentuar në një studio televizive, që ky është një standard shumë i lartë për t?u respektuar nga Kryeministri, nëse del që djali i tij merret me armë diku afër Vorës, apo dikush tjetër del që keqpërdor pushtetin?.
Dhe gjashtë muaj më vonë, shpërtheu Gërdeci dhe ne pamë se si Berisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur djalin, i cili dilte së paku në tabulate, se gjysëm ore pas tragjedisë, kishte folur 25 minuta me ?ortakun? Mihal Delijorgji, duke qarë hallin që i gjeti. Pra shteti u tall me standardin Rusmali dhe më vonë, Lulzim Basha, e mbylli procesin gjyqësor për ?Rrugën e Kombit? me procedurë, Fatmir Mediu u shpëtoi gjashtë viteve burg, kërkuar nga Prokuroria, duke djegur afatet e gjyqit, më 21 Janar, Berisha dhe Basha vranë katër vetë dhe as u paraqitën fare në Prokurori, e kështu me radhë.
Rasti Tahiri po duket interesant pasi në katër vite që shkuan, nuk pati asnjë ministër të qeverisë ?Rama? nën akuzë, pasi asnjë prej tyre nuk bëri ato që bënë ministrat e Berishës, përfshi Bashën e Mediun, në mandatin e parë.
Tani zgjidhni çfarë do të bëni me këtë histori, nëse do ta vendosni si standard ndëshkimin, me përgjime të tilla. Duhet të jemi gati të respektojmë tani e tutje këtë standard për çdo politikan të përfolur. Duhet të zbardhin tabulatet e çdo krimineli dhe kushdo që ata përflasin, mund ta kryqëzojmë.
Ja vlen të debatojmë nëse këtë histori do ta marrim për standard akuze.
Por mos e bëni si Berisha me Rusmalin, që i tha ?bëj si të them unë, por mos bëj si bëj unë?.
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokra...
Ia arriten qellimit. E nxoren siper llogores dhe i jane lesh...
Albcontrol, shoqëria shtetërore që menaxhon dhe kontrollon h...
Hermes Nikaj është një personazh i cili tërheq gjithmonë vëm...
Në shqyrtim të çështjes që lidhet me akuzat e renda të ngrit...
Karabinierët e qyrtetit të Pesaro-s arrestuan dy shqiptarë k...
Ka përfunduar takimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi...
30 mijë vizitorë, më shumë se 250 performer nga 40 Vende të ...
Kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, po zhvillon nj...
Autoritetet Italiane publikuan ditën e sotme dosjen e plotë ...
Në raportin prej 415 faqe të Gjykatës së Catanias, që përmba...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga kryetari i...
Pas akuzave të njëpasnjëshme kundrejt ish-ministrit Tahiri d...
Eduard Ndocaj ish-deputeti i PS në Lezhë, i njohur ndryshe s...
Pas publikimit të dosjes kriminale të përgjimeve të bandave ...
Vangjel Dule ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike. ...
Menjëherë pas publikimit të dosjes së Habilajve, në të cilën...
Monika Kryemadhi i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ba...
Daily Mail ka zbuluar se kush është çifti britanik, fotoja e...
Ish-oficeri i antidrogës që denoncoi Saimir Tahirin dhe lidh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...