Karroca përplas këmbësoren, humb jetën 70-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku shtetasi S.S, 4...
Shqipëria ka vite që kërkon një burrë shteti, një autoritet që të ndërlidhë shumë komponentë për të mundësuar ekuilibrat politikë e shoqërorë në këtë vend. Vendi ka vite që përjeton krizën e autoritetit, dhe pozicionin e burrave të shtetit e kanë pushtuar anonimët politik, të pamoralshmit, të korruptuarit, të ngriturit në majë sipas ?shkatërrimokracisë?. Shqipëria në këto momente historike, ndjen nevojën e një burri të vërtetë shteti, të cilin akoma nuk e ka.
Por eksperienca e 27 viteve të fundit, ka treguar se mosnjohja e vetes, i ka shtyrë shumë politikane të synojnë vetëm majën. Deliri i madhështisë, mbetet një epidemi që ka prekur politikanët e këtij vendi, duke kultivuar mitin e vetvetes. Kjo garë që nuk njeh kushte dhe barriera ka ?lojtarë? vetëm nga klasa politike ku shumica përbëhet nga mediokrit e krimbur në para. Duke mos njohur veten, ata deklarojnë dhe ripërsërisin gjithmonë dhe kudo që ?Jemi të Parët?. Paradoksi dhe absurdi, amoraliteti dhe anormaliteti, mediokriteti dhe miti i vetvetes, përbëjnë një realitet sot në Shqipëri.
Sikur politikanët të votonin në mënyrë të fshehtë për presidentin e Shqipërisë, ne do të ishim dëshmitarë të absurdit, ku në fund secili prej tyre kishte fituar nga një votë. Një dukuri e tillë kur shfaqet në jetën politike të një vendi është mbushur me dhimbje, dramë, fatkeqësi, dhe fatalitete. Turrja pas karrierës, pushtetit, për të kapur majën , është tragjedia më e madhe e një populli që kërkon të ndërtojë dhe begatojë jetën e tij. Asnjë popull nuk mund të përparojë nëse në krye të drejtimit të tij, nuk ka burrë shteti.
Mungesa e këtyre burrave në drejtimin e vendit, përbën krizën më të rëndë politiko-shoqërore, duke prodhuar kriza të tjera si ajo ekonomike e morale. Situata mbetet sa e zymtë dhe e trishtuar, pasi janë karrieristët dhe aventurierët , që deliri i ka çuar në marrëzi, në konflikte e armiqësi. Kriza politike që përsëritet shpesh , është rrjedhojë e krizës së autoritetit, e mungesës së një klase politike me mentalitet të ri , idealistë, demokratë dhe europianistë.
Dhe mungesa e një klase të tillë politike, ka sjellë pasoja që kanë reflektuar direkt në jetën tonë, dhe kanë sjellë drama dhe fatkeqësi, më tepër se lumturi. Shpura e politikës që kanë zënë vendin e burrave të shtetit, kanë ndërtuar sistemin e tyre që funksionon si një rrejt i sofistikuar merimangash, duke hequr shpresën e shumicës së shqiptarëve. Pavarsisht goditjes nga policia dhe strukturat e saj, krimi godet në mes të ditës, në qendër të qyteteve, varfëria është bërë e pranishme në shumicën e shqiptarëve, kurse pasuria shënon rritje të përvitshme tek të korruptuarit.
Shtresa e intelektualëve ka vite që ka marrë rrugën e mërgimit, dhe këtu po mbeten ?të parët? dhe pasuria e tyre e pamerituar. Në Shqipëri ata që merren me trafik dhe korrupsion, janë shtresa e pasur, një paradoks sa absurd dhe alarmant për fatet e një vendi. Në një situatë të tillë, vendi padyshim kërkon burrin e shtetit, të bëjë revolucionin, ndryshimin, progresin. Në një gjendje e tillë, Rama e nisi qeverisjesn e tij 4 vjet më parë, duke qenë mes dilemës, të jepte dorëheqjen ose do të merrte mbi supe një mision të madh.
Ai zgjodhi të dytën. Kushdo që jeton sot në Shqipëri e sheh të vërtetën objektivisht dhe jo i ndikuar nga ideologjia partiake, duke dalluar shpesh mungesën e normalitetit institucional. Deri tani korrupsioni po luftohet me slogane, deklarata, konferenca shtypi, komisione parlamentare, me akuza në dukje të rënda, dhe në fund , shumë zhurmë për asgjë. Akuzon opozita qeverinë ?si të korruptuar?, pa asnjë kallëzim në prokurori për ndjekje penale. Vetë kryeministri Rama e pranon se ?ka korrupsion, ndonëse na e la peshqesh PD?. Megjithatë deri tani shumë pak kallëzime për ndjekje penale, për ish- ministrat, apo për ministrat e kabinetit të tij.
E vërteta është se lufta me të korruptuarit është e vështirë për të mos thënë e pamundur . Përpara kësaj sfide ndodhet sot kjo sërish qeveria Rama, e cila ka nisur betejën me këtë të vërtetë, dule lënë pas praktikat e vjetra, zhurmën, për tu ndalur në raste konkrete. Disa pushtetarë dhe parlamentarë, na bëjnë të gajasemi kur deklarojnë se kanë ?një shtëpi me një dhomë e kuzhinë?, kur flitet se janë pronarë të pallateve, resorteve, ortakë me biznesmenë etj . Korrupsioni është i vështirë për tu luftuar, kur janë të implikuar ata që do ta luftojnë atë, korrupsionin mund ta luftojnë vetëm ata që deri sot kanë dhënë prova që nuk janë implikuar, duke ndërgjegjësuar popullin, duke krijuar psikologji realiste, për të mbështur lëvizjet e guximshme politike dhe qytetare, dhe për ti gjetur Shqipërisë atë që edhe sot nuk e ka, ?Burrin e Shtetit?.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku shtetasi S.S, 4...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Drejtorin ...
Pak dite me pare u publikuan te dhenat paraprake te Agjencis...
Në një postim në rrjetet sociale, djali i ish-kryeministrit ...
Një foto flet sa për një mijë fjalëNë këtë foto Knjazi i Mal...
Rastet e dhunës dhe keqtrajtimit të kafshëve nuk kanë të nda...
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partiseë Demokratik...
Kur më 10 tetor 2015, pas 14 vitesh karrierë televizive, me ...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, mori pjesë ...
Ditën e dielë në kryeqytet do të zhvillohet Maratona e Tiran...
Merret vesh se zoti Kryeministër ka emëruar zëvendës ministë...
Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri pas dëshmisë së tij ...
Ata të dy kanë qenë në qendër të debateve përgjatë çdo jave ...
Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë veprime konkrete pas dek...
Policia e Fierit ka arritur të arrestojë autorin e vrasjes s...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili tr...
Në një status në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimeve të ish-...
Kush ja ka mbyllur gojën Partisë Demokratike? Kjo është pyet...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...