web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Harri Lena po kthen në HaLe Grykën e Këlcyrës

6 Tetor 2017, 09:54, Aktualitet CNA

Në vendin më piktoresk të Grykës së Këlcyrës kanë nisur punimet për ndërtimin e një objekti pa leje, i cili po shkatërron këtë bukuri mahnitëse.

Dhe këtë ndërtim po e bën firma Trebeshina, pronari i së cilës ka nisur betonitizim e Vjosës në pjesën përballë fabrikës, që në mënyrë të tillë të ngrejë një kullë betoni që mbledh ujrat e ujvarës dhe një urë betoni sipër Vjosës për ta bërë më të lehtë kalimin për tek fabrika.

Policia ka kostatuar ndërtimin pa leje, por nuk e ka marrë të pandehur pronarin e fabrikës?Trebeshina? Harri Lena. Nuk dihen arsyet e mos shoqërimit të tij nga ana e policië edhe pse ai po bën një krim mjedisor.

Ndërkaq Bashkia e Këlcyrës ende ska dhënë leje për ndërtimin e kësaj kulle, ndërsa pronari i Trebeshinës thotë se ka mbështetjen e kryeministrit për ndërtimin e saj.

Gjithashtu mësohet se sot ka shkuar INUK i Sarandës për të bllokuar punimet, por dyshohet se po i  bëhet presion nga përfaqësuesit e kompanisë dhe vetë pronari i saj për të mos ndërhyrë dhe prishur këtë objekt pa leje.

Ndërkohë edhe pse ka një javë që kjo kullë pa leje po ndërtohet Prokuria nuk ka ndërhyrë dhe nuk po heton fare këtë çështje./ CityNews





Lajmet e fundit nga