web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nënpunësi dixhital denoncon “Don Agaçin” e kryeministrisë

29 Shtator 2017, 18:52, Aktualitet CNA

Një nënpunës në kryeqytet  ka denoncuar ish sekretarin e kryeministrisë ?Don Agaçi?, duke i dërguar mesazh ish kryeministrit Sali Berisha.  Ai shkruan se pas inspektimit të ambjentit të punës tek godina e Thesarit, ?Don Agaçi? zhvilloi një takim me drejtorët e institucioneve të administratës duke i lënë porositë e radhës në lidhje me fshesën që do bëjnë dhe risistemimin e tyre në po këto ambjente.

Ja statusi i plotë i Berishës:

Nepunesi dixhital denoncon:
Sekretarin e pergjithshem e mafies shteterore, Don Agaçion si kryefshesarin e Norieges!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Përshëndetje Doktor! Don Agaçi sapo inspektoi ambjentet e punës tek godina e Thesarit të Tiranës ku ndodhen disa institucione të administratës shtetërore ku morri takim me drejtorët përkatës dhe i la porositë e radhës në lidhje me fshesën që do bëjnë dhe risistemimin e tyre në po këto ambjente. Aq shumë është i interesuar saqë Don Agaçi del vetë në terren madje futet zyrë më zyrë!”/CityNews





Lajmet e fundit nga