Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një rrugë thuajse 200 vjeçare është bllokuar nga një banor në fshatin Armath të rrethit të Durrësit, duke lënë pa dalje banorët e tjerë për të shkuar në pronat e tyre.
Xhevahir Koleci ka denoncuar pranë emisionit ?BOOM? në Rtv Ora News shqetësimin për bllokimin e rrugës nga bashkëfshatari Medi Koleci. Rruga është bllokuar prej më shumë se 3 vitesh dhe ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Xhevahir Koleci gëzon pronën e tij me ligjin 7501, por nuk mund të shkojë tek ajo për shkak të rrugës së bllokuar, e cila në Hipotekë rezulton pronë-shtet, ndërsa prej 3 vitesh, në të janë mbjellë ullinj.
Dy familjet janë në konflikt që nga viti 2013, pasi Medi Koleci e bllokoi rrugën së bashku me pjesën e fondit pyjor, e cila ligjërisht i përket Bashkisë Durrës.
Xhevahir Koleci: Rruga ka 3 vite që është bllokuar. Tokën e kam me certifikatë e çdo gjë, dhe për shkak të depos së ujit është bllokuar. Pjesë e shtetit është rruga, me letra e me çdo gjë. Rrugë tjetër nuk ka, përveçse kësaj nuk ke nga të kalosh se është pronë e shtetit dhe nuk mundesh. E vetmja rrugë që të shkosh tek prona kjo është. Kjo ka qenë rrugë 200 vjeçare, nuk është se është hapur tani, kjo ka qenë për fshatin që ka qenë matanë. Zotëria që ka zaptuar dhe pronën e shtetit e ka rrethuar me shtylla betoni dhe tel me gjemba, madje për këtë ka marrë dhe gjoba.
Edhe kryeplaku i fshatit Armath, Bib Doda dhe banorë të zonës e konfirmojnë ekzistencën e rrugës me dekada që të çon tek prona e z. Koleci.
Bib Doda, Kryeplak i fshatit Armath: Jo e vjetër por më e vjetër se gjithë këta banorë që janë gjallë, jo e vjetër. E vjetër sa që nuk mbahet mend, nuk e mban mend ky brez. Mund të ketë 90 vjeç burra e nuk e mbajnë mend.
Kur është bërë kjo depozitë, po të kishte qenë rruga e këtij, prona e këtij nuk kalonin këtu për të bërë depozitën, të çon logjika se nuk do ishte bërë kjo depo. Nuk e di me cfarë dokumenti e pretendon këtë, me 7501 nuk e ka, nuk është e vetja fare, aq më keq që ky person ka 20 vjet që ka ardhur, po të jetë për tokë babe, tokë prone janë të tjerët me 500 vjet që rrinë këtu.
Edhe këshilli e ka lënë më parë këtë rrugë. Ku ka këshill bashkie me bllokuar rrugën , që është lënë me 7501 , lërë e vjetër po e po. Po me 7501, kush e bllokon atë rrugë.
Banor i fshatit: Kjo ka mbi 400 vjet që është rrugë, me të thënën e baballarëve tanë është hapur me krahë komplet. Madje kemi ca varreza këtu sipër që den baba den jemi këtu se kemi ardhur. Fshati jonë tjetër rrugë s?ka, se para se të shkonim tek tokat para vinim këtu tek kjo rrugë e shkonim tek shtëpitë sipër.
Muhamed Meça, administrator i Njësisë Administrative Manëz tregon për emisionin ?Boom? se rruga dhe fondi pyjor janë tokë shtet madje kjo gjendet edhe në dokumentat e hipotekës. Lidhur nëse ishte në dijeni të rrethimit të pjesës ?pyll? në pronësi të Bashkisë Durrës, Meça u shpreh se nuk është në dijeni të këtij fakti, ndërsa shtoi se drejtoritë përkatëse pranë bashkisë Durrës do të ndërmarrin vendimin e tyre për clirimin e saj, ashtu sikurse rruga.
Muhamed Meça, Nj.Adm.Manëz: Do bëjmë prezencën e problemit, kërkesën me të cilën ka bërë zotëria dhe atje do të merret një vendim nga ana e drejtorive përkatëse për këtë lloj rruge, por kjo do jetë konform ligjit. Në rast se në hartën treguese që e pretendon zotëria ka rrugë, ajo rrugë do hapet.
Depoja e ujit është ndërtuar nga ish-bashkia Manzë në truall-shtet me kërkesë së bashkisë së Sukthit për të furnizuar banorët e Hamalles me ujë. Fakti është që ajo tokë, për mendimin tim është tokë shtet dhe vetëm shtet dhe hipoteka e ka shtet. Nuk kam ankesë për rrethim të kësaj depozite.
Mendojmë të gjejmë një zgjidhje shoqërore, pa konflikte por duke zbatuar gjithmonë ligjet.
Artan Greva, Inspektor pranë Policisë Pyjore, Durrës thekson se disa herë janë marrë masa administrative në drejtim të z.Medi Koleci për zaptimin e rrugës dhe rrethimin e fondit pyjor.
Artan Greva, Inspektorati i Policisë Pyjore, Durrës: Gjendur para këtyre fakteve inspektorati i policisë pyjore mbylli inspektimin në ngastrën 17 të ekonomisë pyjore Kodër-Laç dhe ndaj shtetasit Medi Koleci mbajti proces-verbal të kundravajtjes administrative dhe vendim të dënimit administrativ në vlerë 100 mijë lekë, po ashtu u mbajt edhe proces-verbali i vlerësimit të dëmit në fondin pyjor shkaktuar nga shtetasi Medi Koleci.
Shtetasi Medi Koleci duhet urgjentisht të lirojë rrugën në krahun verior që është pronë e shtetasit, Xhavit Koleci dhe të prishë rrethimin e pronës ?Pyll? dhe të mos tjetërsojë pronën publike dhe të mos bëjë asnjë lloj ndërhyrje në të. Bashkia Durrës duhet të marrë masat dhe për prishjen e rrethimit të ngastrës me anë të institucioneve të saj përkatëse, që ka në varësi dhe të vendosë në vende të dukshme tabela me diciturë ?Fond Pyjor? , në mënyrë që t?i paraprihet çdo lloj dëmtimi tjetër.
Për sa i përket vlerësimit të dëmit në fondin pyjor është Bashkia Durrës ajo që duhet të ndjekë procedurat e mëtejshme. Ne nuk jemi inspektorat që prishim, ne jemi një inspektorat që marrim masa administrative ose penale. Nuk kemi as fondet e duhura, as mjetet e duhura për prishje, as bazën ligjore. Është bashkia ajo që ka organet në varësi, siç ka inspektoratin e ndërtimit, policinë bashkiake dhe ata duhet të marrin masat sepse ajo është dhe prona e tyre. Unë ua kam bërë të qartë edhe zyrtarisht që ata duhet të kishin prishur rrethimin që ka bërë shtetasi Medi Koleci, të vendosin dhe tabela të dukshme që aty është ?Fond Pyjor? në mënyrë që t?i paraprihet dhe dëmtimeve të tjera dhe për të hapur rrugën që pretendon shtetasi, Xhavit Koleci, për të gëzuar I qetë dhe ai pronën e tij.
Pas interesimit të emisionit ?Boom? në Bashkinë e Durrësit, për zaptimin e rrugës që të çon në pronën e z.Xhavit Koleci dhe rrethimin e fondit pyjor, kjo e fundit ka reaguar, duke vënë në dijeni Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor, Durrës dhe Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Dega Durrës që të marrin masa për të ndërhyrë.
?Në vazhdim të korrespondëncës së zhvilluar me institucionet përkatëse lidhur me problematikën në ngastrën pyjore, Kodër Lac ndodhur në fshatin Armathë, Njësia Administrative Manëz dhe që është në pronësi të Bashkisë Durrës, ju bëjmë më dije se shtetasit Medi Koleci dhe Vezir Koleci kanë zënë, rrethuar, mbjellë me ullinj dhe drurë të tjerë frutorë një sipërfaqe të fondit pyjor, veprim ky që bie ndesh me dispozitat ligjore në fushën e fondit pyjor.
Ky konstatim është bërë edhe nga Dega Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Qarku Durrës nëpërmjet process-verbalit për vlerësimin e dëmit në ngarkim të këtyre shtetasve. Gjithashtu dhe Bashkia Durrës në bashkëpunim me Njësinë Administrative Manëz kanë bërë verifikime dhe kanë konstatuar shkelje ligjore. Sa më lart kërkojmë nga Ju që në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, dega Durrës, Njësinë Administrative Manëz dhe sektorin e Administrimit të Pyjeve në Bashkinë Durrës të verifikoni situatën në terren dhe të ndiqni procedurën për zbatimin e ligjit?.
Pas muajsh hamendësimesh dhe spekulimesh për të cilat nuk u...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim t...
Pas publikimit të videos që kompromentonte dhunën që dy depu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës ku kanë m...
Gazetari i kornikës, Flamur Vezaj, nëpërmjet një postimi në ...
Debati i ashpër në mes dy deputetëve ka degjeneruar në fyrer...
Nga Arian GALDINI– Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo le...
Kjo “llamba e gjallë” e mrekullueshme nuk është vetëm e buku...
Nga Gjergj EREBARA/BIRNMëngjesin e së premtes, kryeministri ...
“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka caktuar Gjykata e Dur...
Më në fund Albin Kurti e theu akullin. I konsideruar në Pris...
Një tjetër denoncim ka mbërritur në inbox-in e ish kryeminis...
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë me akuzën...
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë Durrës për rifillimin...
Qazim Sejdini është njeriu që me pamje “babaxhani” aq sa ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në n...
Bashkia e Tiranës prej kohësh ka filluar të hyjë në instituc...
Polica e Korçës ka përfunduar më sukses operacioni policor i...
Luli të enjten në Parlament, kërkoi të na mbushte mëndjen m...
Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...