web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari hedh akuza/ Prokuroria përgjegjëse si policia për bandat e Elbasanit

29 Shtator 2017, 17:33, Aktualitet CNA

Gazetari i kornikës, Flamur Vezaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka reagur në lidhje me ngjarjen në Elbasan duke e krahasuar drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me ato vajzat që pasi punojnë në rrugët e ndryshme të BE-së në bashkëpunim me tutorin, kur kthehen në Shqiperi për hatër të opinionit i denoncojnë ata. Ai akuzoi drejtuesin e Prokurorisë se po ndjek të njëjtën politikë me lejen dhe miratimin e Prokurorit të Përgjithshem që është futur brenda mureve të zyrës duke parë armiq edhe në paradhomën e tij. Gazetari Vezaj, gjithashtu akuzoi edhe Policinë pasi nuk merr përsiper ruajtjen dhe vezhgimin e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Elbasan të lidhur me politikën.

Ai futi brenda kësaj akuze edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda që asnjëherë nuk publikon vendimet e mosfillimit, pushimit apo edhe transferimit të dosjeve në prokurorinë e Elbasanit për ngjarjet e fundit, ku janë përfshirë po këta individë si në vrasje, sulm me armë ndaj policisë, drogën e “garantuar” në spedicionin e bashkëshortes së Kreut të Bashkisë së Elbasanit apo edhe hetimet për ngjarjet e fundit kriminale.

Më tëj Vezaj shkruan se:??Faji nuk i mbetet vetëm policisë por edhe prokurorisë (P.Pergjithshem e Ministrit) apo të mirave materiale, kanë tradhëtuar njeri-tjetrin tek personat me rrezikshmëri shoqërore ose thënë ndryshe kriminel duke ia pushu çështjet apo arkivuar në heshtje!?

Në përfundim të shkrimit gazetari Flamur Vezaj thekson se duhet pritur  shtatori tjetër për arrestimet e bujshme./CityNews





Lajmet e fundit nga