web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tenderat e Veliajt "punëtor" fitohen me vlera maksimale

29 Shtator 2017, 15:05, Aktualitet CNA

Bashkia e Tiranës prej kohësh ka filluar të hyjë në institucionet ku tenderat fitohen me vlerën maksimale, duke përsorur makinacine dhe ngritur dyshime për abuzime dhe korrupsion.

Buletini i prokurimeve publike nr. 38 datë 25 shtator 2017, në faqen 119-131 njofton për shpalljen e fituesit të një tenderi me vlerën 233.309. 164 lekë pa TVSH. Ky tender sipas njoftimit ka pasur tre konkurentë por çuditërisht është shpallur fitues oferata më e latë.

Në dokumentin nr. 1 duken tre firmat ofertuese të cilat fillojnë 198.032.576 lekë, 222.808.739 lekë dhe subjekti i tretë 227.878.319,59 lekë.

Për Erion Veliajn dhe administratën e tij nuk është proritet çmimi i ulët, por menjëherë fillojnë veprimet alla shqiptarçe.

?Mjeshtrat? e Bashkisë gjejnë justifikimet dhe duke parë dokumentacionin shpalosin jo pak por 10 faqe argumenta pse duhen skualifikuar dy ofertuesit më të ulët, ku një njëri prej tyre Bashkia Tiranë kursente të paktën 350 milionë lekë të vjetra. Këto vlera ndoshta si hyjnë në sy Veliajt dhe stafit të tij, por skualifikojnë dhe firmën e dytë duke e dhënë tenderin tek ofertuesi më i lartë.

Sipas dokumentave firma fituese ka ofruar vetëm 5.4 milionë lekë më pak nga 2.33 miliardë lekë që është vlera totale e investimin. Afërsisht 98% e totalit të vlerës financiare në dispozicion.

Një investim miliarda lekë dhe megjithse parimet e tenderave janë vlera më e ulët, Veliaj dhe stafi i tij ?mjeshtëror? gjejnë mundësinë dhe hapësirën ligjore që ta fitojë ofertuesi më i lartë.

Kush thotë se nuk punon Erion Veliaj e ka gabim, ai është punëtor me vlera maksimale dhe nuk të fal qindarkën në tendera. Por këto miliarda lekë janë taksat e qytetarëve që në vend të shpenzohen me kujdes dhe me kursime maksimale, ndodh e kundërta, mjafton që Veliaj të quhet punëtor, se çfarë ndodh nën rrogoz, kjo ska shumë rëndësi.

Në fakt ky trender tregon një frymë dhe mentalitet të institucionit që drejton Veliaj ku ka një keqpërdorim të fondeve dhe investimeve publike, dhe keqmenaxhim të të ardhurave të bashkisë Tiranë./Citynews

 

 





Lajmet e fundit nga