Genc Ruli/ Ju tregoj traumat brenda PD-së
I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në televizi...
Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, vizitoi pavijonin e sapo rehabilituar të Reanimacionit të Kardiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?.
?Reanimacioni i Kardiologjisë në QSUT është një model i mirë që duhet përhapur në të gjitha spitalet e vendit, në mënyrë që sa më shpejt të shohim atë që të gjithë duam, një shërbim sa më cilësor për qytetarët?, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Duke vënë theksin te vëmendja e posaçme e Qeverisë për sëmundjet kardiovaskulare, Znj. Manastirliu u shpreh: ?Është momenti i një bilanci të asaj çfarë Qeveria ka realizuar në katër vitet e mandatit të parë. Kemi bërë të mundur urgjencën kardiake 24/7, duke shpëtuar 3 mijë jetë njerëzish nga nëntori i vitit 2015. Kemi hapur edhe dy qendra të reja, sot janë diagnostikuese, por shumë shpejt do të jenë edhe trajtuese, në spitalin ?Shefqet Ndroqi? dhe në spitalin Rajonal të Shkodrës si dhe planifikojmë që brenda këtij viti, të kemi një laborator të ri hemodinamike në spitalin Rajonal të Fierit?.
Ndërsa Prof. Artan Goda, shef i shërbimit të Kardiokirurgjisë, u shpreh se rikonstruksioni i këtij reanimacioni është një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë, siç duhet, në kohë dhe ashtu si njerëzit e meritojnë, për nevojat në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare.
Në Reanimacionin e Kardiologjisë kryhen trajime moderne të sëmundjeve akute të zemrës, duke i shërbyer afro 2300 pacientëve në vit. Sot ky shërbim ka 20 shtretër të pajisur të gjithë me monitorë modernë individualë dhe qendror, si dhe është i pajisur me aparaturat e nevojshme si defibrilatorët, pacemakër, eko, shiringa elektrike etj.
Rikonstruksioni i ambienteve të Reanimaciont të Kardiologjisë u realizua në bashkëpunim me biznesin privat. Ndërkohë, me një investim të Ministrisë së Shëndetësisë prej 9.5 milion lekë, jo vetëm ky repart, por të gjitha pavijonet e Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? janë pajisur tashmë me shtretër të rinj, sipas parametrave bashkëkohorë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale u shpreh gjithashtu se kantieri I shëndetësisë do të zgjerohet më tej me investime strategjike, sikurse është ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri të sëmundjeve të brendshme dhe spitalit të ri kirurgjikal në QSUT.
Fjala e plotë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu:
?Sot është Dita Botërore e Zemrës, është një ditë, dhe jo vetëm, që duhet të na kujtojë se duhet të kujdesemi për veten, të ushqehemi shëndetshëm, të kryejmë sa më shumë aktivitet fizik. Nga ana tjetër është një ditë, ku, ne si Qeveri, na fton për të bërë një bilanc, për ato çka kemi arritur dhe çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar shërbimin për sëmundjet kardiovaskulare.
Nga nëntori i vitit 2015 ne kemi mundësuar urgjencën kardiake 24/7, duke shpëtuar 3 mijë jetë njerëzish. Kemi hapur edhe dy qendra të reja, sot janë diagnostikuese, por shumë shpejt do të jenë edhe trajtuese, në spitalin ?Shefqet Ndroqi? dhe në spitalin Rajonal të Shkodrës. Planifikojmë që brenda këtij viti, të kemi një laborator të ri hemodinamike në spitalin Rajonal të Fierit. Falë mbështetjes së ekipit të drejtuar nga prof. Goda, kemi arritur të rrisim cilësinë e ofrimit të shërbimit në një standart të lartë.
Nga ana tjetër, paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë që ne sot ofrojmë në spitalet publike dhe jopublike, kanë ofruar një rritje dhe performancë më të mirë të trajtimit të këtyre sëmundjeve, me synimin për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Ne sot jemi këtu dhe po shohim se si një model i mirë, sikurse është ky shërbim i Reanimacionit të Kardiologjisë, i cili është rikonstruktuar me mbështetjen e biznesit privat, mundet pse jo, të shtrihet në të gjitha spitalet e Shqipërisë, për të bërë një punë çdo ditë. Dhe duke bërë një punë çdo ditë, të gjithë bashkë, do të arrijmë më shpejt të shohim atë që të gjithë duam, shërbim më të mirë për qytetarët.
Nga ana tjetër, Qeveria është e angazhuar të rrisë investimet për shëndetësinë, duke ulur shpenzimet nga xhepi i qytetarëve, siç është rasti i paketave shëndetësore dhe padyshim, duke investuar për përmirësimin e teknologjisë, për furnizimin më të mirë me barna dhe materiale mjekësore. Sigurisht kemi ende shumë për të bërë, që çdo shqiptar, kudo ndodhet, të marrë shërbim shëndetësor në kohë dhe me cilësi.
Sa i takon këtij modeli të mirë këtu në QSUT, sigurisht edhe Qeveria ka bërë pjesën e saj, duke pajisur me shtretër të rinj, jo vetëm këtë shërbim reanimacioni, por të gjitha reanimacionet e QSUT-së.
Së fundi, kam një falenderim për të gjithë heronjtë e heshtur, mjekët, infermierët, laborantët, të gjithë punonjësit e sistemit tonë shëndetësor, për punën që bëjnë çdo ditë e natë në shërbim të pacientëve.
E pyetur në lidhje me ndërtimin e një spitali të ri të sëmundjeve të brendshme, Ministrja Manastirliu u përgjigj:
?Jemi në procedura për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, i cili do të jetë një spital modern i standarteve bashkëkohore, që do të përfshijë të gjitha shërbimet që i përkasin sëmundjeve të brendshme. Por ndërkohë që presim fillimin e punimeve për këtë spital – me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës, edhe për ndërtimin e spitalit Kirurgjikal- ne vijojmë të bëjmë nga një punë çdo ditë, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë për pacientët?.
Të dhëna dhe fakte mbi sëmundjet e zemrës:
Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Çdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës, me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Çdo vit sëmundjet kardio-vaskulare (SKV) janë përgjegjëse për 17.5 milionë vdekje të parakohshme, dhe deri në vitin 2030 pritet të rritet në 23 milionë. Pjesa më e madhe e SKV-ve mund të parandalohen duke bërë disa ndyshime të thjeshta në jetën e përditshme si ngrënia dhe pirja në mënyrë të shëndetshme, kryerja e aktivitetit fizik dhe lënia e duhanit.
Në Shqipëri, sëmundjet kardio-vaskulare përbëjnë 60% të mortalitetit, krahasuar me të gjitha sëmundjet e tjera, nga të cilat 40% e mortalitetit kombëtar vijnë vetëm nga sëmundjet koronare. Megjithatë, vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare janë frenuar dhe dy vitet e fundit vërehet rënie. 11 500 vdekje prej këtyre sëmundjeve në 2015 dhe rreth 11 000 vdekje në 2016 (INSTAT). Ulja e duhanpirjes tek personat mbi të 40tat, zbatimi i ligjit për duhanpirjen në hapësirat publike, trajtimi më i mirë i hipertensionit etj, konsiderohen faktorë që duhet të kenë sjellë këtë prirje. Rritja e aksesit në shërbimet e kujdesit parësor gjatë viteve të fundit është një tregues pozitiv i përmirësimit të përdorimit të shërbimeve shëndetësore në Shqipëri dhe i kontaktit mesatar për cdo banor me sistemin shëndetësor; nga 6 300 000 vizita në vitin 2013 ka 8 100 000 vizita në 2016.
Strategjia e parë kombëtare e sapomiratuar e kontrollit të sëmundjeve kronike, ku sëmundjet e zemrës përbëjnë objektin kryesor do të japë një përgjigje afatgjatë për këtë problem. Fokusi do të vijojë të ngelet parandalimi dhe trajtimi më i mirë i faktorëve risk me mbështetjen e shërbimeve të kujdesit parësor. Lufta kunder duhanit, ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, janë disa prej tyre.
Fakte:
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në Botë
Rritja e prevalencës së faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare
Pse është e domosdoshme të ndërmarrim që tani ndërhyrje për sëmundjet kardiovaskulare?
Në botë kostoja e SKV-ve është 863 miliardë $.
Informacione të tjera:
Njihni rrezikun tuaj
Kujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj, ndaj sigurohuni që të njihni (gjendjen tuaj shëndetësore) të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun tuaj dhe kërkojini disa kontrolle të thjeshta.
Njihni nivelin tuaj të sheqerit apo glukozës në gjak
Niveli i lartë i sheqerit apo glukozës në gjak mund të jetë tregues i diabetit. SKV-të janë përgjegjëse për 60% të të gjitha vdekjeve te njerëzit me diabet, ndaj nëse ajo nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet mund t?ju rrisë rrezikun për SKV dhe goditje në tru.
Lëvizni zemrën tuaj
Kur qëndroni aktiv, ju mund të reduktoni rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të ndiheni mirë.
Njihni presionin tuaj të gjakut
Presioni i lartë i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ai është quajtur ndryshe ?vrasës i heshtur? pasi zakonisht nuk ka shenja paralajmëruese apo simptoma, dhe shumë njerëz nuk e dinë që e kanë presionin e gjakut të lartë.
Duajeni dhe fuqizoni jetën tuaj
Lënia e duhanit është një ndër gjërat kryesore që ju mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj.
Njihni kolesterolin tuaj dhe IMT-në (BMI)
Niveli i lartë i kolesterolit në gjak është shkak i rreth 4 milionë vdekjeve çdo vit në botë. Prandaj ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes në mënyrë që të masni nivelin tuaj të kolestrolit në gjak, peshën tuaj dhe Indeksin e Masës Trupore (IMT). Në këtë mënyrë mjeku juaj mund t?ju këshillojë për rrezikun që keni për SKV në mënyrë që ju të merrni masa apo veprime për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj.
I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në televizi...
Ndonjëherë mund t’ju duket sikur miqtë tuaj, familjarët tuaj...
Në një dalje për mediat paraditen e sotme, deputeti i Lëvizj...
Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler zhvillo...
Shumica e personazheve të famshëm jo shpesh shoqërohen me nj...
Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një takim me kr...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarët e dy lokal...
Gazetarja e njohur televizive Ilva Tare dhe deputeti i Parti...
Para se Princi William të njoftonte zyrtarisht lidhjen e tij...
200 tregtarë janë flakur në rrugë pasi Markatos së Korçës i ...
Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Pe...
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Klement Zguri në një da...
Nga Sonila Meço“Amanda Bennett do të jetë në Ballkan në fund...
30-vjeçari, Fation Katiaj në nëntor 2011 dhe në prill 2012 k...
Një ditë më parë Policia e kryeqytetit, bllokoi katër makina...
Policia austriake ndaloi për kontroll një tiranas 30-vjeçar,...
Pas ankesave pa fund të autoriteteve franceze, holandeze, gj...
Në ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, presidenti i v...
Në 42-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dh...
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...