web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet/ LSI: U provua angazhimi i grupeve kriminale

29 Shtator 2017, 13:16, Aktualitet CNA

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit.

Braimllari është shprehur se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet provoi qartë angazhimin e grupeve kriminale në procesin zgjedhor dhe kryepërgjegjës për këtë sipas tij, është Edi Rama.

Gjithashtu ai theksoi se reforma zgjedhore duhet të përqendrohet me urgjencë tek shit-blerja e votës dhe përfshirja në lista e njerëzve me veprimtari kriminale.

? Raporti e provon qartë që vota e lirë e shqiptarëve si themel i demokracisë ka pësuar goditjen e sa më të rëndë dhe opozita shqiptare ka sot përgjegjësinë më të madhe për të demaskuar çdo ditë dhe çdo orë, krimin elektoral të 25 qershorit dhe kryepërgjegjësi kryesor i këtij elektoral është Edi Rama?- tha ndër të tjera Braimllari.

Gjithashtu deputeti i LSI, ka deklaruar se shumë vëzhgues të OSBE/ODIHR shprehën shqetësimin që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës qoftë si kandidatë qoftë si mbështetës. / CityNews





Lajmet e fundit nga