Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?Arrest me burg?. Kjo është masa që ka caktuar Gjykata e Durrësit për Enertila Beqjan, vajzën që shihni në foto.
Tashmë, ajo ndodhet pas hekurave, pas kallëzimit të bërë për mashtrim në polici nga 30-vjeçari Barush Ahmeti, drejtor poste në Manzë.
Fotoja e profilit në rrjetin social ?Facebook? është krejt ndryshe nga ajo çfarë sjell pamja e Enertilës në realitet.
Shumë larg nga të qenit biondja e tij ?Mona Liza?, imazhet e 27 vjeçares brune u shfaqen sot për herë të parë në sallën e gjyqit, ku i është caktuar edhe masa e sigurisë ?Arrest me burg?.
E kërrusur, me flokët e lidhura, një bluzë të gjerë dhe atlete, Enertilën nuk do ta besonit se si duket në të vërtetë, nisur kjo nga imazhi i krijuar duke parë foton e profilit që ajo ka përdorur dhe joshur 30-vjeçarin Ahmeti.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka bërë të ditur për GSH.al se vajza gjatë dëshmisë së saj në seancën e sotme gjyqësore ka mohuar kategorikisht që të ketë njohje me Barush Ahmetin, ndërsa shtoi se: ?Nuk e njoh fare këtë person. Nuk kam kontakt me të. Barushi s?më ka blerë mobilje shtëpie, i kemi blerë me shpenzimet tona, me kempin e mamit?, tha ajo?.
Sipas burimeve, policia ndër sendet e tjera të sekuestruara ka gjetur në shtëpinë Beqja tre TV plazëm, madje edhe një pistë vrapimi.
Policia e Durrësit bllokoi dje të gjitha veshmbathjet e vajzës në banesën e saj në Manzë, bizhuteritë (varse, ora, vëth), si dhe disa mobilie shtëpiake e pajisje elektronike, të cilat pretendohen se janë blerë nga i dashuri i saj virtual.
Çfarë tha 30-vjeçari në polici
?Ne u njohëm në vitin 2015 në ?Facebook?. Ajo më thoshte që ishte bionde e bukur dhe foto e saj e profilit ishte shumë e bukur. Pasi folëm disa herë, unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht, ishte vajza me të cilën do të martohesha. Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali dhe se familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike. Që në fillim më kërkoi lekë. Ia kam nisur me ?Westernwnion? 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas më kërkonte lekë vazhdimisht, pasi më thoshte që donte të krijonte besim tek unë. Më thoshte se do të mi kthente paratë.
Më pas i kam dërguar 10 mijë euro me ?westernunion?, prej vitit 2015. Një herë tjetër më tha se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha sepse kishte ardhur në Shqipëri. Në Itali kam shkuar dy herë, i kam blerë dhe të brendshme me tyl. Pas kësaj, më thoshte që jetonte në qytet në Durrës, por prindërit nuk e linin të dilte jashtë, nuk e linin të takonte asnjë njeri. Më thoshte që e mbanin të mbyllur brenda katër mureve?, ka deklaruar në policinë e Durrësit, Barush Ahmeti. Gjithashtu, Ahmeti ka treguar se, ?për të vërtetuar dashurinë time karshi saj, ajo vajza më tha se më Manëz kishte një teze, e cila ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ekonomike. Në fillim u kam blerë kolltuqe dhe divane.
Iu kam blerë e dërguar orendi shtëpiake herë pas here. Më thoshte se më donte, se ishte Monaliza ime dhe tezen e saj duhet ta ndihmoja. Unë mendoja se do të martohesha me të. Edhe drutë për t?u ngrohur në dimër, televizor, frigorifer, lavatriçe dhe çdo orendi shtëpiake ua kam blerë dhe ua çuar me paratë që më dërgonin vëllezërit nga emigracioni. Flisnim në telefon, ndërsa ajo më thoshte se do të mi shlyente të gjitha gjërat që bëja për të. Më thoshte se do të mi kthente lekët dhe do të martohej me mua. Punoja në fshat në punë shteti dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë asaj që nga viti 2015 kur u njohëm.
Ajo që mendoja se ishte e dashura ime donte dhurata të shtrenjta. Ia dërgoja lekët dhe i blinte. E doja nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. Kemi folur në ?FB? me mesazhe edhe në gjumë me njëri-tjetrin. Nga fotoja që shihja në ?FB? ishte shumë e bukur dhe shumë joshëse. Nuk e mendoja se do më bënte këtë gjë. Atë nuk e kam takuar asnjë herë. Më la kur më mbaruan lekët?./CityNews
Më në fund Albin Kurti e theu akullin. I konsideruar në Pris...
Një tjetër denoncim ka mbërritur në inbox-in e ish kryeminis...
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë me akuzën...
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë Durrës për rifillimin...
Qazim Sejdini është njeriu që me pamje “babaxhani” aq sa ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në n...
Bashkia e Tiranës prej kohësh ka filluar të hyjë në instituc...
Polica e Korçës ka përfunduar më sukses operacioni policor i...
Luli të enjten në Parlament, kërkoi të na mbushte mëndjen m...
Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur...
1) Në galeritë e librarisë Barnes dhe Nobël (Barnes & Noble)...
Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mb...
I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në televizi...
Ndonjëherë mund t’ju duket sikur miqtë tuaj, familjarët tuaj...
Në një dalje për mediat paraditen e sotme, deputeti i Lëvizj...
Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler zhvillo...
Shumica e personazheve të famshëm jo shpesh shoqërohen me nj...
Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një takim me kr...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarët e dy lokal...
Gazetarja e njohur televizive Ilva Tare dhe deputeti i Parti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...