Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Arian GALDINI
– Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: personale?
Mua për vete sa herë e them, shkruaj, lexoj apo dëgjoj këtë fjalë, më gëlojnë një shumësi gjërash të bukura.
Personale më së pari kumton se për çfarëdo çështje, mendim, send, problem, gëzim, arsye, motiv, veprim, etj, të jem duke folur, më përket mua.
Kjo përkatësi më jep mua dhe vetëm mua të drejtat dhe përgjegjësitë gjithçka e pëkufizoj si personale.
Për ti rënë shkurt, e për ta ruajtur shtjellimin mbi këtë argument, në një moment të dytë, po vij tek përse kjo nisje?
Sepse rregjimet, autokracitë, diktaturat, tiranitë, këtu e kanë thelbin dhe fuqinë, tek shtetëzimi i personales.
Shtetëzimi i personales në diktaturë, na kthen në objekte dhe subjete të pushtetit.
Personalja bëhet shkak armiqësie ose edhe drejtpërdrejt armike e pushtetit.
Kush përkufizon diçka tjetër veç partisë si përkatësi, bëhet telash e pëson telashe.
Shtetëzimi i personales, bën që ne të mos kemi asnjë të drejtë përkatësie, vendimi a zgjedhjeje.Pushteti mendon e mer vendime për ne.
Pra, në dhjetorin ’90, kur studentët dhe qytetarët shqiptarë, ngritën krye e u ngritën në këmbë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ndoshta e dinin, ndoshta jo, por kryen aktin e pare personal duke rrëfyer publikisht se çfarë duan.
Personalja e shtetëzuar, nuk është publike, sepse nuk krijon bashkësi, por masa. Personalja në liri, kur bëhet publike, nuk shkrihet, nuk asgjësohet, por krijon komunitet.
Në këto 27 vite kemi luftuar kaq shumë për personalen, sa shpesh kemi tejkaluar kufijtë.
Nga grykësia, lakmia e padija, bënim personale edhe çfarë nuk na përkiste, ose shkatërronim si shtetërore edhe atë çka ishte publike.
Ja ku jemi sot në një situatë aspak tiranike dhe aspak diktatoriale.
Sidoqoftë sjelljet dhe simptomat e pushteteve janë tërësisht autokratike dhe armike të lirisë.
Teza ime është e thjeshtë. Këta duan shumë të rivendosin diktaturë, por realiteti gjeostrategjik dhe fuqia e personales së çliruar në Shqipëri, nuk ua mundëson.
Ndaj edhe bëjnë çdo ligësi dhe marifet për depersonalizimin e qytetarit shqiptar.
Duan ta shtetëzojnë fare personalen, por nuk munden, ngase nuk mund të vendosin dot asnjë formë diktature.
Mbi këtë logjikë, përderisa nuk e kanë të mundur krijimin e shtetit totalitar, bëjnë tregtarizimin e shtetit.
Tregtarizimi i shtetit, nuk na e shtetezon personalen por na e ble.
Blerja e personales, na kthen nga persona me personalitet, dmth nga qytetarë me dinjitet, në personel.
Blerja e personales bëhet me shitblerjen e votës, shërbimeve publike, ofiqeve, vendit të punës, karrierës, mandatit të deputetit, etj, etj,…
Si rrjedhim, në parti nuk jemi më as militantë e as kontributorë, por thjesht personel. Si kanë ardhur kohët, partitë nuk kanë më nevojë fare as për idealistë, as për mendimtarë, as për militantë, as për kontributorë, as për traditë, e as për risi.
Partitë duan vetëm personel. Lideri i partisë është shit-blerësi më i madh i personales sonë. Kështu që, politikë më pa para nuk bën dot askush.
Politika nuk është me zgjedhje, konkurencë, liri. Politika është bërë veprimtari tregëtare. Dinjiteti njerëzor është shpallur si barrierë e politikës si veprimtari tregëtare dhe po luftohet pa mëshirë nga të gjitha partitë.
Deri para pak kohësh unë kam shkruar për qytetarin e dobët. Sot nuk jemi më as qytetarë të dobët. Jemi më keq akoma.
Na konsiderojnë thjesht personel. Kjo shënon edhe rënien e demokracisë….
Kjo “llamba e gjallë” e mrekullueshme nuk është vetëm e buku...
Nga Gjergj EREBARA/BIRNMëngjesin e së premtes, kryeministri ...
“Arrest me burg”. Kjo është masa që ka caktuar Gjykata e Dur...
Më në fund Albin Kurti e theu akullin. I konsideruar në Pris...
Një tjetër denoncim ka mbërritur në inbox-in e ish kryeminis...
Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë me akuzën...
Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë Durrës për rifillimin...
Qazim Sejdini është njeriu që me pamje “babaxhani” aq sa ka ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në n...
Bashkia e Tiranës prej kohësh ka filluar të hyjë në instituc...
Polica e Korçës ka përfunduar më sukses operacioni policor i...
Luli të enjten në Parlament, kërkoi të na mbushte mëndjen m...
Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur...
1) Në galeritë e librarisë Barnes dhe Nobël (Barnes & Noble)...
Në Ditën Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mb...
I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në televizi...
Ndonjëherë mund t’ju duket sikur miqtë tuaj, familjarët tuaj...
Në një dalje për mediat paraditen e sotme, deputeti i Lëvizj...
Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler zhvillo...
Shumica e personazheve të famshëm jo shpesh shoqërohen me nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...