web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Tre qentë e shqiptares i vërsulen grekut/ Arrestohet pronarja

29 Shtator 2017, 18:39, Aktualitet CNA

Një tjetër ngjarje e rëndë, me qen që i vërsulen njerëzve dhe pronar shqiptar, ka ndodhur sërish. Këtë herë as në Shqipëri e as në Itali por në qytetin Patra të Greqisë, ku, sikurse raportojnë mediat greke: një shtetas grek me moshë 56 vjeç, është sulmuar nga tre qen në pronësi të një shqiptareje.

Ngjarja ka ndodhur, ndërsa pronarja shqiptarja e qeneve, me moshë 40 vjeçare, nuk ja ka dalë ti përmbajë dot kafshët e egërsuara sdihet për çfarë arsyeje.

Në këtë gjëndje tërbimi, qentë i janë sulur burrit, që në ato çaste po kalonte në rrugë, duke i shkaktuar plagë të renda në të dy krahët. Por edhe në pjesë të ndryshme të trupit. Në gjendje të renduar shëndetësore shtetasi 56 vjeçar grek është transportuar në spital, ndërsa Policia ka arrestuar pronaren e qenve, 40 vjeçaren nga Shqipëria.

Kujtojmë se pak javë më parë një histori i ngjashme, më qen të racës ?Pit Bull? dhe pronar shqiptar ka ndodhur në Itali, veçse pësuesi i kafshimit të qenit ka qenë një foshnje një vjeçare që i përkiste familjes shqiptare pronare e qenit. Kjo e fundit humbi jetën tragjikisht e shqye nga qeni, ndërsa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë nën mbikëqyrjen e gjyshit. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga