web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Xhovani SHYTI/Akademia nuk është i vetmi institucion që vetëm zhvat para qyl

11 Shtator 2017, 10:13, Aktualitet CNA

 

Sikur institucioni më i lartë i shkencës, Akademia të mos vijonte me kokëfortësi farsën, duke mos ja venë veshin këshillës paralajmëruese të kryeministrit Edi Rama për të hequr dorë prej saj, ne nuk do ta kishim mësuar kurrë se prej dekadash ajo na ka kushtuar nëntëdhjetë e gjashtë milion lekë, nga të cilat nëntëdhjetë e katër milion shpenzime për pagat dhe vetëm dy milion për të bërë shkencën, që deri më sot askush nuk ja ka parë hairin.

Nga të dhenat e publikuara gjatë këtyre ditëve të polemikave ne kemi mësuar se pas viteve ?90-të e në vijim Akademia ka qenë më shumë një ?azil? se sa inkubator që prodhon vezë shkencore, gjë e paditur kjo edhe nga shqiptarët që ndjekin sadopak të rejat e shkencës vendase, domethenë produktin që ky institucion prodhon.

Ne e dinim që ky Gudar Beqiraj ka qenë rast unikal, pasi është i vetmi i llojit të shtangistëve i përfshirë si akademik në lëmin e matematikës, por s?na e priste mëndja që pas vite e vitesh do të sajonte këtë farë farse vetëm e vetëm për të mos e lejuar ikjen e pagës së majme që ka përvetësuar si nënkryetar dhe që duhej pa tjetër të vijonte ta përvetësonte si kryetar. Vetëm për para e jo për Akademinë e shkencën, ai dhe të tjerët që i vin pas avazit!

E ritheksoj, e veçanta që u mësua nga farsa e fundit akademike, që kryetarin e bëri nënkryetar dhe nënkryetarin peshëngritës kryetar, është shuma e fondit që del nga buxheti i takspaguesve shqiptar, pra rreth një miliardshi i lekëve, nëntëdhjetë e nëntë përqind e të cilit është përvetësuar nga akademikët, kurse pjesa e mbetur për të ?bërë? shkencë.

Në fakt, dy milionshi i mbetur është përdorur për botime që i vlejnë vetëm autorëve të tyre për të shtuar gradat shkencore dhe marrë më shumë shpërblime e pagesa, pasi shkencë në shërbim të taksapaguesve dhe vendit nuk janë.

Që Akademia e Shkencave vetëm zhvat e nuk prodhon e vërteton edhe fakti i qënies së saj spektatore edhe kur koha e situata lypsin përfshirjen e ?akademikëve? në polemika me vlerë kombëtare, të tilla si konflikti me Greqinë për çështjen teritorriale e atë të ujrave, apo për konfliktin me të njëjtën për Himarën, etj.

Që Akademia vetëm ha dhe nuk prodhon e mësuam mirëpo: a është ajo i vetmi institucion që vetëm merr fonde dhe nuk ka produktivitet? Në përgjithësi pjesa dërmuese e strukturës së këtij shtetit tonë bën të njejtën gjë. Më shumë se gjysma e administratës zyrtare prej dekadash paguhet vetëm për ushtrimin e ritualit: ?hap derë, mbyll derë?, ?hap sirtar e mbyll sirtar?, duke prodhuar nxirrje të jetës së taksapaguesve ( akademikët të paktën ja kursejnë këtë gjë publikut), por edhe përvetësim fondesh  nëpërmjet ushtrimit të korrupsionit.

Që të paguhesh për të mos bërë punë të vlefshme, por për të prodhuar korrupsion e vese vetëm tek ne ndodh. Doni një shembull tjetër? Po jua sjell. Besoj e keni dëgjuar Institutin e Shëndetit Publik. Për të mbajtur në këmbë këtë institucion buxheti i shtetit harxhon çdo vit rreth dy million dollarë, gjysma e të cilave janë pagat e dietat e mbi dyqind punonjësve,të cilët, duke mos qenë të punësuar me kritere profesionale, por nga që janë soj e sorrollop i drejtuesit të këtij Instituti, të LSI-së, pjesë e të cilës është drejtori nga Çepani i Skraparit, vetëm dredhin zinxhirin dhe bëjnë punën e spiunit të drejtorit. Ca të tjerë bejnë sikur bëjnë shkencë, duke gëlltitur për vite me rradhë fonde nga projekte që nuk i shërbejnë kujt, dhe vetëm një pjesë fare e vogël nxjerrin produkte me vlerë gjithëkombëtare.

Për të ruajtur këtë domen arradha e këtij institucioni, njësoj si akademikët, ngre barriera shkatërruese ndaj çdo kuadri apo drejtuesi të aftë që tenton t?ia prish rehatinë e ?azilit?.

Instituti i Veterinarisë është një tjetër strehë ?azilantësh? shkencorë të këtij lloji, por ka edhe shumë të tjerë homologë të ngjashëm me këto institucione, që vetëm hanë para takspaguesish dhe nuk prodhojnë asgjë të hairit. Asgjë shkencore dhe jo shkencore?

Por le ti lemë në shenjtërinë e tyre të rremë këto institucione zhvatëse, duke shpresuar që qysqia reformuese e Kryeministrit nuk do të bjerë vetëm mbi Akademinë e Gudar peshëngritësit, por edhe mbi gjithë të ngjashmet me të, që prej dekadash vetëm zhvasin paratë dhe nuk prodhojnë, më së paku, as aq “shkencë” sa të shlyejnë vetveten./ CityNews





Lajmet e fundit nga