web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do zgjasë Ruçi kundra Donaldit më shumë se Sala kundra Marizës?!?!?!?!?!

11 Shtator 2017, 09:41, Aktualitet CNA

Ambasada Amerikane në Tiranë më 9 shtator 2017 kreu një gjest publik kundër stërmazhorancës mavi të kryeministrit Edvin Rama. Ambasadori Donald LU, jo vetëm nuk mori pjesë në seancën e hapjes së legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe ndaloi të marrë pjesë në këtë séancë edhe cdo diplomat amerikan të akredituar në Tiranë përfshirë edhe atë me titull ?Chief of Station?. Gjesti ishte flagrant dhe i pa mbuluar me gjethe fiku diplomatike të tipit: ?shuëm të zënë me punë për të marrë pjesë? etj.  Theksojmë se artificet tip ?shumë të zënëme punë për të marrë pjesë?, që po përpiqet të injektojë në media Miti Tona i Shek. XXI, alias ?Zonjusha Fufu? në Kryeministri nuk qendrojnë në këmbë.

Ambasadori Lu personalishtka qenë aq shumë, tepër, qamet i zënë me punë saqë këto 57 ditët e fundit ka marrë pjesë në dy aktivitete publike, që promovojnë kauzën LGBT. Normalisht na qënkërka shumë i zënë me punë ai dhe tërë stafi i ambasadës për të marrë pjesë në konsakrimin e Grampoz Rucit si kryetar Kuvendi?!?!??! Unë besoj se cdo lexues e kupton, që politikani veteran, ish minsitri i fundit i brendshëm i monizmit dhe i pari i pas rënies së bustit të Dullës dhe aktualisht kryetari i Kuvendit të Shqipërisë vlen më shumë sesa kauza e fundshpinës e kësaj apo asaj OJF-je shqiptare. Theksojmë se pjesëmarrja e ambasadorit Lu në aktivitete pro LGBT është shenjë heroizmi diplomatik duke pasur parasysh se me betimin e presidentit të ri Trump kauza LGBT në Shtëpinë e Bardhë realisht është shndërruar në brimën e fundit të kavallit për të mos thënë se është ??

Problemi nuk është refuzimi publik amerikan për Rucin ?speaker? parlamenti, por sa kohë do rrezistojë Gramozi në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Shqipëirsë, që është posti Nr.2 i shtetit shqiptar të paktën sipas protokollit të shtetit. Për jetëgjatësinë e rezistencës ndaj refuzimit publik të Ambasadës Amerikane në Tiranë për X apo Y politikan shqiptar kemi edhe precedentë interesantë.

 

Precedenti i Marizës refuzuese e mandatit të dytë presidencial të Berishës

Ambasadorja amerikane tashmë e harruar Mariza Lino në mars 1997, deklaroi publikisht se nuk do të merrte pjesë në punimet e seancës parlamentare (3mars 1997), ku do zgjidhej Sali Berisha për një mandat të dytë presidencial. Berisha u zgjodh president edhe pa prezencën në sallë të ?Shen Marizës?, por fiks pas 113 ditësh u detyrua të dorëhiqej sipas formulës latine ?Vi Coactus?!

Pyetja 1 milion dollarshe është a do rezistojë Ruci 113 ditë kryeparlamentar i Shqipërisë?! Shumë indicie janë të njejtat me ato të 20 viteve të shkuara. Opozita formale shqiptare, PD-ja sot është pak a shumë si opozita e tetorit 1996. Sot shefi ?De facto? i PD-së njëlloj si Nano në vaktit është në burg. Më saktë Nano ishte në Burgun e Tepelenës, ndërsa Berisha është nën kërcënimin e burgosjes familjarisht. Delfinët e të ndjerit Gazidede në kryesinë e PSSH-së në tetor 1996 ngjajnë fiks me Lulushin kryetar ?De Jure? të PD_së sot. Nëse i ndjeri Gazidede me fondin special të SHIK-ut u blinte delfinëve të tij në PS edhe biletat e avionit për të marrë pjesë në manifestime euro-socash pan europianë, Rama sot i jep Lulushit ndonjë koromane pushteti sa të kruajë dhëmbët.

Të kuptohemi drejt koromane jo rriskë pushteti, se kur vjen rradha për tendera blerje dhjetra million euroshe energjie elektrike fluturon brenda ditës Mustafa për tu zëvendësuar nga stërnipi mavi i të famshmit Hasan Bej Velcani! Në të tërë këtë shaqje estrade nga ato të grupeve amatore të Kombinatit të Autotraktorëve ?Enver Hoxha? apo të Uzinës Dajti, ka vetëm dy elementë interesantë: afati 113 ditor dhe mënyra e rrëzimit të Gramozit përkatësisht: me dorëheqje vullnetare, pas bllokime llogarish bankare në ?Scotia Bank? në Tortola Island, ose dhe në ?Halk Bank? në Stamboll, apo ?Vi Coactus? si Sala në vaktit.

Z.Gramoz me përvuajtje i kujtoj një shprehje urim, që ekziston në Mandarin, gjuhën e nënë së Ambasadorit LU: Jetofshi në kohëra interesante! Me siguri z. Gramoz do jetojë shumë shpejt në kohëra intreresante! /Nga GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga